SHBA - Lionel Messi ka realizuar golin numër 900-të në karrierë. Ylli argjentinas gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e barazuar 1-1 mes Inter Miamit kundër Nashville, e vlefshme për 1/8-at e Champions Cup.

Messi hapi serinë e golave me një gjuajtje rrafsh me tokën në ndeshjen me eliminim direkt. Me këtë gol ‘Pleshti’ arrin kuotën 81 realizimeve për Inter Miamin që kur ka zbarkuar në Major League Soccer (MLS) në vitin 2023.

Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” më parë ka shënuar 672 gola për Barcelonën, 32 për PSG-në dhe 115 për kombëtaren e Argjentinës. Goli i 900-të në karrierë për 38-vjeçarin vjen 21 vite pas të parit si profesionist. Golin e parë Messi e ka shënuar për Barcelonën në fitoren 2-0 kundër Albacete në vitin 2005.