21-vjeçari mysliman që dha jetën
për dy shoqet e tij në Bangladesh

21-vjeçari mysliman që dha jetën<br />për dy shoqet e tij në Bangladesh
21 vjeçari, Farraz Hossein natën e terrorit në Bangladesh gjendej me dy shoqe të tij në lokalin ku hynë terroristët.

Ai i përkiste besimit mysliman dhe kur është pyetur nëse e dinte Kuranin ai është përgjigjur saktë dhe e kanë liruar. Hossein ka kërkuar që t’i lirohen edhe shoqet e tija, Tarushi Jain 19 vjeçe dhe Abinta Kabir, por terroristët nuk i kanë liruar.

21 vjeçari nuk i ka braktisur shoqet e tij dhe është rikthyer, por fatkeqësisht e ka paguar me jetë këtë akt human. Ata janë gjetur të tre të përqafuar nga forcat e policisë. 

Ky sulm terrorist i ndodhur në Bangladesh i mori jetën të paktën 200 personave. 

sulmi

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali