Banesat e pabanuara në vitin 2011 përbëjnë rreth 21,7% të numrit të përgjithshëm të banesave në Shqipëri, krahasuar me vetëm 11,3% në 2001. Të dhënat evidentohen nga të dhënat e Censusit të INSTAT. Shpërndarja e banesave të pabanuara në vitin 2011 vazhdon të pasqyrojë situatën e vitit 2001, me raporte më të larta banesash të pabanuara në Jugun e Shqipërisë (Vlorë dhe Gjirokastër). Qarku i Vlorës ka veçorinë që të ketë si një nivel më të lartë banesash të pabanuara, ashtu edhe një nivel më të lartë banesash të banuara, krahasuar me mesataren e vendit.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)