22 shqiptarë u deportuan nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, 'Daily Mail' zbardh fluturimin ‘sekret’: Mes tyre persona me precedentë kriminalë

22 shqiptarë u deportuan nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, 'Daily Mail' zbardh fluturimin ‘sekret’: Mes tyre persona me precedentë kriminalë

Foto ilustruese

Britania e Madhe ka deportuar në mënyrë sekrete 22 shqiptarë, mes tyre persona me rekorde kriminale dhe emigrant të paligjshëm. Kështu shkruan media britanike, Daily Mail, ku theksohet se ky fluturim ishte mbajtur shumë sekret.

22 shqiptarët kanë mbërritur në Tiranë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Ky është një veprim që vjen menjëherë pas deklaratave të sekretares së Brendshme Britanike, Suella Braverman e cila e ka cilësuar numrin e lartë të emigrantëve shqiptarë si një “pushtim”.

Mësohet se shumica e shqiptarëve të dëbuar u dërguan me furgona të blinduar drejt aeroportit nga ku u nisën drejt Shqipërisë. Bëhet me dije se mes të deportuarve përveç personave me rekorde kriminale, kishte edhe emigrantë të pagligjshëm të cilët nuk kishin kërkuar azil por ishin kapur në ilegalitet.

Për t’u dëbuar drejt Shqipërisë, janë caktuar edhe shumë shqiptarë të tjerë të cilët ndodhen aktualisht në kampe teksa janë kapur pasi kanë mbërritur me gomone në brigjet britanike.

Të paktën njërit prej atyre që do të largohej, iu dha një mundësi qëndrimi në minutën e fundit pasi një avokat me bazë në Londër e fitoi me sukses çështjen duke thënë se duhej "më shumë konsideratë" nga Zyra e Brendshme. Të 22 personat e tjerë u dërguan më pas në një stacion policie në Shqipëri, por ende nuk ka një raportim zyrtar nga institucionet shqiptare.

Debatet mbi emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Britaninë e Madhe kanë qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit. Ndaj deklaratave të bëra nga sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, ka reaguar kryeministri, Edi Rama i cili tha se pjesa më e madhe e shqiptarëve që ndodheshin në Britaninë e Madhe punonin rregullisht dhe paguanin taksat përkundër nga çfarë pasqyrohej në mediat britanike. Gjatë një interviste për Sky News, Rama tha se qeveria britanike duhej të kërkonte ndjesë për deklaratat e Braverman. 

Ndërkohë, ditë më parë, u raportua për një marrëveshje historike mes Britanisë së Madhe dhe Francës sa i përket frenimit të emigracionit të paligjshëm.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja