22 sulme seksuale në karnavalet e
Këlnit, 190 refugjatë në paraburgim

GJERMANI - Gjatë natës së parë të Karnavaleve zhvilluar të mërkurën në Këln janë shënuar 22 sulme seksuale. Sipas zyrtarëve të lartë të policisë së qytetit gjerman ky është një numër shumë më i lartë krahasuar me festën e vitit të shkuar. 

Për të parandaluar këto incidente gjatë festës tradicionale të karnavaleve, 2.500 oficerë policie u vendosën në terren, u shtuan kamerat e sigurisë nëpër rrugë dhe ndriçimi i tyre gjithashtu. 

Por pavarësisht blindimit të qytetit dhe shtimit të këtyre masave të sigurisë policia në Këln nuk ka arritur të shmangë dhunën në natën e parë të kësaj feste. 

Gjermanët kanë akuzuar emigrantët për ngjarjet e rënda. Deri tani 190 persona ndodhen në paraburgim.

Një incident i tillë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve ku një bandë prej 1 mijë personash sulmoi seksualisht më shumë se 100 gra në Këln. 

Në këtë periudhë festive vendi vizitohet nga 1.5 milion turistë, edhe pse autoritet parashikojnë rënie të numrit të tyre pas skandaleve të muajve të fundit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq