Politikanja e re shqiptare është nominuar nga partia e të rinjve të FDP-së Thurgau dega në Romanshorn për të garuar në zgjedhjet vendore për Parlamentin Nacional të Zvicrës.
Nazmije Ismaili vajza simpatike nga Tetova shpreson të marrë votat e qytetarëve Zvicrës në zgjedhjet vendore që do të mbahen në tetor të këtij viti. 25 vjecarja Ismaili nga partia e të rinjve të FDP-së Thurgau dega në Romanshorn është angazhuar në këtë parti edhe para dy vjetëssh.

Ajo është e bindur se se Partia Liberale të jep lirinë që të dëshmosh aftësitë në politikë

“Unë jam liberale sepse për mua janë shumë të rëndësishme vlerat si liria dhe vetëvendosja“.
FDP është parti liberale që nuk e kufizon qytetarin me rregulla të shumta,- 
vlerëson ajo. "Në këtë parti qytetari vendos vetë rregullat dhe është i lirë të vendosë për të ardhmen e vetë",- shprehet për portalin albinfo.ch Nazmije Ismaili. Në politikë unë kam një rrugë dhe ajo është rruga liberale; as majtas, as djathtas, por drejt“, shprehet ajo për moton e kësaj gare politike.

"Si femër që jam dua t’ju flas veçmas grave shqiptare që të mos presin nga të tjerët por të angazhohen vetë për të ardhmen e tyre. Jeta në Zvicër është shumë dinamike dhe ofron mundësi të shumta për angazhimin e femrës në politikë dhe në sfera të tjera të jetës shoqërore të këtij vendi",: thotë ajo dhe apelon njëkohësisht për më tepër vetëbesim të femrës shqiptare.
"Zgjohuni dhe bëni diçka për veten o shqiptarë“,i bën  thirrje ajo bashkëkombësave të vet në Zvicër".

Vetë Nazmija është një vajzë ambicioze që shpreson të dalë me një rezultat pozitiv nga zgjedhjet nacionale.

Familja Ismaili është vendosur në Zvicër në vitet e 60-ta, tregon Nazmija.. Para meje dhe babait tim, këtu është vendosur dhe ka jetuar në fillim të vieteve të 60-ta gjyshi dhe gjyshja ime. Unë i takoj gjeneratës së tretë të migrimit të shqiptarëve në Zvicër“, tregon politikanja e re shqiptare.

Tetovarja, është kontabiliste me profesion dhe krahas studimeve për ekonomi në një shkollë të lartë në St. Gallen, punon në kompaninë e sigurimeve, „Helvetia“.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)