22 vjeçari ‘fluturon’ me fuoristradë me 159 km/h, nga Fieri i ikën policisë deri në Levan-Vlorë! Gjobitet dhe i hiqet patenta për 10 muaj! Ndëshkohen 1760 shoferë

Aksidentet me bilanc tragjik viktimash rriten por shoferët nuk zënë mend. Një 22-vjeçar nga Durrësi, duke drejtuar mjetin fuoristradë me 150 km/h në Bypass-in e Fierit është konstatuar nga Policia me radar, me shpejtësi 150 km/h dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Ai ka vijuar me shpejtësi në drejtim të Vlorës, ku është konstatuar me 159 km/h në autostradën Levan-Vlorë, ku dhe është ndaluar. Si pasojë është ndëshkuar me gjobë 29.000 lekë të rinj, me 10 muaj pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje prej 6 pikësh nga leja e drejtimit.

Përgjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim makine në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa patentë. Janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara. 1760 shoferë janë gjobitur për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Kujtojmë se dje ka ndodhur një aksidentit tragjik me 5 jetë të humbura në Qafën e Muzinës. Një ditë pas aksidentit policia arrestoi shoferen e ‘Land Roverit’ që u përplas me furgonin me pasagjerë që përfundoi në greminë. Ndaj 22-vjeçares nga Tirana, Rexhina Çelhaka, është ngritur akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, hetuesit ende po punojnë për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të aksidentit. Sipas dëshmisë së pasagjereve furgoni e mori kthesën e gjerë dhe shoferja e fouristradës frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia. Si pasojë humbën jetën shoferi 51-vjeçar, Bardhi Prodo, baba i 3 fëmijëve, dhe 4 pasagjerë të tij që shkonin nga Tirana për në Sarandë. 

Policia shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me korrektësi të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, respektoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurt në destinacion, mos u bëni statistikë!

Pavarësisht se në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, ka përsëri shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë që ka arritur deri në 191 km/h në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, me alkoolin në timon, deri në masën 1.22 mg/l, me përdorimin e  celularit  në timon dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi. 

22-vjeçari F. M., nga Durrësi, duke drejtuar mjetin fuoristradë me 150 km/h në Bypass-in e Fierit është konstatuar nga Policia Rrugore e Fierit, me radar, me shpejtësi 150 km/h dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka vijuar me shpejtësi në drejtim të Vlorës, ku është konstatuar nga radari i Policisë Rrugore të Vlorës me 159 km/h në autostradën Levan-Vlorë, ku dhe është ndaluar nga shërbimet policore. Policia Rrugore e ka ndëshkuar me masë administrative 29.000 lekë të rinj, me 10 muaj pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje prej 6 pikësh nga leja e drejtimit.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura dhe nga Patrullat e Përgjithshme e “Shqiponjat”, janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti në sens të kundër.      

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1760 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Nga Njësia Operacionale për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë. Është vënë në pranga shtetasi A. P., 19 vjeç, pasi për të shmangur masën administrative, u ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash.

Policia e Shtetit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Jergucat-Muzinë dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me korrektësi të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e angazhuar maksimalisht për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe administrative të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor, por njëkohësisht thekson se duhet reflektim dhe përgjegjshmëri nga të gjithë për  të mbrojtur jetën kur jemi në rrugë dhe jo vetëm kur ndodhin ngjarje të tilla. 

Përgjatë fundjavës do të intensifikohen akoma më shumë kontrollet, nisur edhe nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike ka akoma fluks të shtuar. Gjithashtu ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente