22 vjecarja humb fëmijën
një tjetër rrezikon të njëjtin fat

22 vjecarja humb fëmijën<br />një tjetër rrezikon të njëjtin fat
Një vajzë 22 vjecare nga komuna e Sllovës në Dibër, sipas të përditshmes Tema, duket se ka humbur fëmijën saj para se të mbërrinte në spital. E reja që ishte në muajin e katërt të shtatzanisë u transportua nga 70 burra të fshatit Kall me barelë për rreth pesë orë, duke carë borën e trashë 2 metra. Fatkeqësisht ndihma e dhënë prej tyre nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar jetën e fëmijës.

Një tjetër vajzë shtatzënë është bllokua në mes të borës, ndërsa transportohej me barelë nga komuna Kala e Dodës në Dibër drejt spitalit më të afërt nga disa banorë të zonë, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Në pamundësi për të shkuar në destinacion, banorët janë detyruar të ndalen në fshatin Ujmir 5 km larg, duke u strehuar përkohësisht në një banesë. Për shkak të borës, atyre nuk mund tu vijë në ndihmë as helikoptreri i shtabit të emergjencave. Mësohet se gjendja e 24 vjecares është tepër e rëndë.

Ndërkohë njësia e transportit me helikopter të shtabit të emergjencave transporton në Tirane një grua 33 vjecare shtatzënë. Gruaja nga Lekbibaj (Tropojë) është në muajin e 9-të të shtatzanisë dhe po transportohet drejt maternitetit të ri. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024