TIRANE- Në një intervistë telefonike për Tv A1 Report kreu i FRD-së tha sot se data e zgjedhjeve nuk ishte një surprizë. Ai vlerësoi se këto zgjedhje janë të rëndësishme jo vetëm për partitë por dhe për të ardhmen e demokracisë.

“Data e zgjedhjeve nuk ishte një surpirzë, mendohej se do të realizohej në harkun kohor. Një datë e arsyetuar në mënyrë korrekte dhe shpresoj që nga pikëpamja zyrtare të orientojë të gjitha partitë për të shkuar në një proces shumë të rëndësishëm jo vetëm për partitë por dhe të ardhshmen e demokracisë”- tha Topi në intervistën telefonike për Tv A1 Report. Presdienti dekretoi sot datën 23 qershor 2013, si datën e zgjedhjeve parlamentare.

(sg/shqiptarja.com)