23 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur! Basha: Në krah të aleatëve tanë strategjik

23 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur! Basha: Në krah të aleatëve tanë strategjik

Sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA

Sot bëhen 23 vite nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, një ditë e cila është përkujtuar edhe nga politika shqiptare. Presidenti i vendit Bajram Begaj, teksa ka kujtuar këtë ngjarje tragjike, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se kjo ditë shërben edhe si kujtesë për luftën kundër terrorizmit, e cila sipas tij ende vazhdon.  

“Sot, kujtojmë ngjarjet tragjike të 11 Shtatorit, 2001. Njëzet e tre vjet më parë, bota u trondit nga sulmet e paimagjinueshme që morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm në SHBA. Në këtë ditë, nderojmë viktimat por edhe forcën e qëndrueshmërinë e popullit amerikan. Kjo ditë shërben gjithashtu si kujtesë për luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit. Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur; ai nuk njeh ngjyrë apo ideologji. Nuk duhet të harrojmë kurrë këtë”, shkruan ai.

Edhe kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përkujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorin e 2001 ndaj kullave binjake në SHBA.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se aktet e terrorit nuk ndyshuan dot vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vlerat e shenjta të lirisë dhe demokracisë.

Ai më tej shprehet se gjithmonë Shqipëria do të jetë në krah të aleatëve strategjik të saj.

“Më 11 Shtator 2001 bota u trondit nga aktet e terrorit që lëkundën botëkuptimet e deriatëhershme të paqes dhe sigurisë, por nuk ndryshuan dot vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të qëndruar si busull orientuese për vlerat e shenjta të lirisë dhe demokracisë për të gjithë. Sot dhe përherë në krah të aleatëve tanë strategjik, përkujtojmë tre mijë viktimat e pafajshme të sulmeve barbare, mes tyre edhe tre bashkëkombasit, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj”, shkruan ai.

Ndërkohë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, teksa ka kujtuar këtë ngjarje tragjike shprehet se vendi ynë qëndron përkrah SHBA. 

"Sot nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura në sulmet e 11 shtatorit 2001 dhe reflektojmë mbi guximin, dhembshurinë dhe solidaritetin që u shfaq në përgjigje të tyre. Shqipëria qëndron përkrah aleatit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vlerave demokratike, stabilitetit dhe paqes", shkruan ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:47
Erion Veliaj mesazh për 11 shtatorin: Gjeneratave të ardhshme duhet t'u lëmë trashëgimi vlerat demokratike dhe jo sulmet e pakicave të dhunshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një mesazh për 23-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se 11 shtatori 2001 do të përkujtohet gjithmonë, nga të gjithë, si dita që ndryshoi Amerikën dhe botën. Ai nënvizon se gjeneratave të ardhshme duhet t'u lëmë trashëgimi vlerat demokratike dhe jo sulmet e pakicave të dhunshme.

"11 shtatori 2001 do të përkujtohet gjithmonë, nga të gjithë, si dita që ndryshoi Amerikën dhe botën. 23 vjet pas aktit terrorist në Kullat Binjake, gjeneratave të ardhshme duhet t'u lëmë trashëgimi vlerat demokratike dhe jo sulmet e pakicave të dhunshme. Le të mos harrojmë”, thekson Veliaj.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bos: 11/09/2024 08:51

    Po i kan hell vet amerikanet ne er kullat ala ju me bin laden hahhaahq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar