23 vjeçarja nga Tirana u gjet e përdhunuar në Pejë, Zëdhënësi i prokurorisë për Report Tv tregon si ra 'pre' e abuzuesve, po verifikohen kamerat

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur masën e arrestit me burg 30 ditor për dy të arrestuarit si autorë të përdhunimit të 23 vjeçares nga Tirana

Zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi në një intervistë për emisionin "Sot Live në Shqipëri" Report Tv zbuloi sot se ka persona të tjerë që po hetohen në lidhje me këtë ngjarje ndërsa po verifikohen dhe kamerat e sigurisë. Gjithashtu Nikçi tregon dhe si vajza u gjet në gjëndje jo të mirë shëndetësore në spitalin e Pejës ku më pas ekspertiza mjeko ligjore zbuloi se ajo ishte përdhunuar.

Hetimet operative identifikuar dy personat e arrestuar me inicialet Sh.B dhe I.G. të cilët janë në arrest ne burg 30 ditor.

Shkodran Nikçi: Pas kërkesë së prokurorisë themelore në Pejë gjykata ka aprovuar kërkesën për të qëndruar në 30 ditë paraburgimi. Kjo çështje penale ka nga fundjava e kaluar kur rasti u raportua nga policia shqiptare. Kemi hasur 23 vjeçaren në Pejë e cila u dërgua në gjëndje jo të mirë shëndetësore në spitalin e Pejës për të marrë mjekimin e duhur. Më pas prokurori ka vizituar viktimën. Ajo ka pasur shumë vështirësi në komunikim për shkak dhe të problemeve mendore. Ekzaminimi mjekësor ka përfunduar se ajo mund të jetë dhunuar.

Report Tv: Si u zbulua ngjarja?
Shkodran Nikçi:Autoritetet shqipare kontaktuan me policinë e Kosovës. Policia e Pejës hasi në një rrugë në Pejë viktimën në gjëndje të rëndë shëndetësore e mendore. Ajo është trajtuar si person i zhdukur dhe për shkak të gjëndjes së saj, por prokurorja e shtetit pasi pa nga afër viktimën pa të arsyeshme caktimin e psikologut, psikiatrin dhe mbrojtësi i viktimave. Pas ekzaminimit mjekësor u konstatua se ajo potencialisht mund të jetë dhunuar.

Pas kësaj ajo ka qëndruar me familjen e saj në strehimore dhe gjatë kësaj kohe janë zhvilluar hetime intensive dhe më pas u arrestuan dy autorët e dyshuar për veprën penale të dhunimit që nënkupton që të dy kanë keqtrajtuar, shfrytëzuar seksualisht në bashkëpunim viktimën.

Report Tv: A ka hyrë e vetme në Pejë apo e trafikuar?

Shkodran Nikçi: Ka hyrë e vetme në territorin e Kosovës me autobus në linjën Tiranë – Pejë. Pasi ka zbritur në Pejë duket është gjetur nga dy personat që dyshohet që e kanë dhunuar. Deri tani janë dy persona të dyshuar apo ka dhe pesona të tjerë

Nuk mund të përjashtojmë atë mundësi. Ajo që është relevante se të dy personat kanë kryer në bashkëpunim veprën penale. Por ne po verifikojmë dhe kamerat e sigurisë ku potencialisht ka lëvizur viktima.

Report Tv: Çfarë kanë deklaruar dy të arrestuarit? 

Shkodran Nikçi: Kjo është konfidenciale dhe duhet të jemi të rezervuar me informata që mund të dëmtojnë procesin

Report Tv: A ka pasur njohje të mëparshme mes vajzës dhe personave?

Shkodran Nikçi: Nuk e kemi këtë informatë që të njëtjët kanë pasur komunikim paraprak. Por dyshohet që në bashkëkryerje e kanë vënë në lajthitje (lojë) viktimën dhe më pas duke e përdhunuar kanë kryer veprën penale të dhunimit, ku përfshihet keqtrajtimi seksual me forcë.

Report Tv: Është raportuar në media se njëri është babai i një ish deputeti të kuvendit të Kosovës

Shkodran Nikçi: Ne merremi me personin që kryen veprën penale nuk merremi me anëtarët e tjerë të familjes që nuk kanë kryer vepër penale

Report Tv: Ku ndodhet vajza?
Shkodran Nikçi: Vajza gjendet në shtëpinë e sigurtë, një strehimore bashkë me motrën e të ëmën dhe po trajtohet nga autoritet. Gjëndja e saj shëndetësore është më e mirë në krahasim me më përpara, qoftë gjëndja e saj psikologjike qoftë ajo fizike

Report Tv: Nga cili qytet i Shqipërisë ishte vajza?
Shkodran Nikçi: Nga sa kam informata është nga Tirana

Report Tv: Vajza a ka dhënë ndonjë shpjegim?
Shkodran Nikçi: Për këtë cështje nuk kemi mundur të kuptojmë informata nga ajo pasi ka shumë probleme në komunikim, por ne besojmë se kemi bërë punë të mirë se kemi dy autorët që dyshohet se kanë kryer veprën penale dhe po kryhen hetime intensive mos ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Report Tv: Deri kur do të qëndrojë vajza në Pejë?

Shkodran Nikçi: Derisa të jetë e sigurtë do të qëndrojë në strehimoren e Pejës.

Intervista u mor nga gazetari Nertil Agalliu.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot