DURRËS - Partia Demokratike feston 23-vjetorin e themelimit të saj. Festa sot është zhvendosur në Durrës, ku mes simpatizantëve dhe anëtarëve të kësaj partie merr pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Lulzim Basha, theksoi nevojën e ringritjes dhe bashkimit të Partisë Demokratike, si një mundësi për të forcuar këtë alternativë politike. Basha tha se një fillim i ri, mbetet sfidë për Partinë Demokratike, ndërsa theksoi se forcimi i PD i nevojitet vendit “për të larguar nga pushteti qeverinë e negativitetit”.
“Bashkimi dhe ribashkimi i të gjithë atyre që kanë kontribuar, që janë ringritur nga humbjet, në respekt të dinjitetit dhe personalistetit të të gjithëve. Ky është apeli për të gjithë demokratët. Ribashkimi i të gjithë kontributeve historike, bashkimi i i të gjithë demokratëve, domosdoshmëri e kohës. PD e ribashkuar është një nevojë kombëtare, pasi ne jemi alternativa e të majtës në pushtet, pasi ne jemi forca e largimit nga pushteti të qeverise se negativitetit; qeverisë së cënimit të marëdhënieve të shkëlqyera me aletatët dhe ndërkombëtarët, qeverinë që nëpërkëmb dhe kërcënon çdo ditë demokracinë. projekton varfërinë për shqipatrët, qeverinë përgjegjëse për dy dhe tre fiushin e krimit, qeverinë që rrezikon recesionin dhe destabilizimin”, tha Basha.
Në fjalën e tij, kreu i PD falenderoi themeluesit e kësaj force politike dhe gjithë anëtarët e Durrësit, ndërsa kujtoi edhe figurën e Sokol Olldashit, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë. Basha kujtoi se Olldashi ishte ndër të rinjtë më guximtarë, qëndrestarë dhe figurë e ndritur e PD.
“Të dashur dhe të nderuar, themelues të PD të durrësit, të dashur dhe të nderuar të PD në Durrës, të rinj dhe të reja, deputetë të pranishëm, aleatë të PD. Durrësi si qytet dhe aleatëve durrsakë u bën nder të gjithëve se kjo degë u themelua drekt pas themelimit të PD Tiranë. Kjo lidhet me shpirtin e lirë dhe demokrat të të rinjve dhe të rejave që vendosen themelimin e PD në Durrës, duke e kthyer atë në një nga bastionet më të rëndësishme të lirisë, demokracisë dhe zhvillimit.
Themeluesit paralajmëruan të parët fillimin e epokës së lirisë dhe demokracisë këtu në Durrës. Sokol Olldashi, miku ynë që u nda nga jëta disa ditë më parë, ishte i vendosur në krye të të rinjve durrsakë. Do ta kujtojmë si të tillë, si nismëtar, qeveritar, opozitar, dhe figurë e ndritur e PD. Duke u kthyer në janarin e 1991, kujtojmë në një vërtetë, kur në valën e parë të mpikjes së Partisë Demorkatike, jashtë Tiranës, ishte më e vështirë sesa në kryeqytet. U detyrua të pranohej pluralizmi, por regjimi diktatorial bëri çmos ta mbante si një parti të mbyllur, por themeluesit e degëve këtu në Durrës dhe në mbarë vendin, nuk u dorëzuar para dhunës dhe veglave të diktaturës totalitare.
PD mbeti parti e madhë kombëtare, falë aftësisë për të mbushur misionin e saj në pushtet. Nderim dhe mirënjohje për të gjtihë ata që e themeluean, ata që e vazhduan, për të gjithë anëtarët, që janë shpirti i lirë, i shtëpisë së madhe të lirë për të gjithë shqiptarët. Për efekt nderimi i mora veç e veç këto grupe, por ata janë një, si një forcë e madhe. Synohet një hapje e re e fuqishme ndaj brezit të ri, dhe kulturës së re. Vizioni ynë i demokracisë së re shkon shumë më larg. Do kompletohet me alternativa të tjera të zhvillimit, për çdo fushë. Demokracia e re është propozimi i ri i demokratëve për të ecur në rrugën europiane”, u shpreh kreu i PD-së.
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com