230 vjetori i DASH/ SHBA-të kujtojnë vizitën e Bush në Shqipëri: Miqësitë tona janë forcuar

230 vjetori i DASH/ SHBA-të kujtojnë vizitën e Bush në Shqipëri: Miqësitë tona janë forcuar

George W. Bush në Fushë-Krujë

Në 230 vjetorin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ambasada amerikane në Shqipëri ka risjellë një foto të shkrepur 12 vite më parë gjatë vizitës së presidentit të asaj kohe të SHBA-ve, George W. Bush në Fushë-Krujë. Në foto shfaqet ish-presidenti amerikan duke biseduar me një zonjë e cila mban në duar flamurin amerikan.

"Foto e Ditës | Këtë vit, ne festojmë 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit. Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat, Konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror. Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Në këtë foto, Presidenti amerikan George W. Bush bisedon në Fushë Krujë me një grua e cila mban flamurin amerikan në dorë, gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 10 qershor 2007. 

Një skuadër, një mision", shkruhet krah fotos.

Postimi i plotë i ambasadës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj