Shkëlqim Lusha, 57 vjeç dhe Eduart Goseni, 49 vjeç, janë personat kryesorë të arrestuar gjatë aksionit antidrogë të policisë italiane në operacionin e 13 shtatorit ku ranë në pranga 24 persona. Dy shqiptarët, dyshohet se janë përfaqësues të dy familjeve që kontrollonin trafikun e drogës. Rrjeti kriminal sipas Corriere Della Sera, ka shitur qindra kilogramë drogë në Milano dhe Lombardi. 16 shqiptarët e arrestuar mbulonin fazat e mbërritjes së drogës në Itali dhe dorëzimit të sasive në kilogramë tek ndërmjetësit që e shisnin me doza në treg.
Pikënisja e hetimeve ishte arrestimi i korrierit Daniele Carra, 57 vjeç, në Zvicër me 5.9 kilogramë heroinë, i cili vendosi të bashkëpunojë me policinë.
“Kam filluar të shes drogë në vitin 2019 për të fituar para”, u tha ai hetuesve duke i ndihmuar me të dhëna për identifikimin e grupit. Mediat italiane citojnë një bisedë të Eduart Gosenit, me nënën e tij Dëshira Gosenin, e cila udhëtoi nga Shqipëria në Itali, pasi korrieri i arrestuar filloi të flasë. “Puno pak më ndryshe, mos i beso askujt derisa të zgjidhësh problemet që ke...”, e ka këshiluar ajo të birin.
Sipas policisë, Eduart Goseni, në njërin grup, koordinonte të gjithë zinxhirin e furnizimit me ndihmën e prindërve dhe menaxhonte bazat logjistike në apartamente në Liguria në Cologno Monzese ku kishte edhe një magazinë përpunimi. Ai mbante arkën, me llogaritë e borxheve dhe pagesave të shkruara me dorë në ditarë të mbajtur për aktivitetin kriminal. Në Milano ai ka pasur edhe një bazë prostitutash të shfrytëzuara nga grupi, ku shpesh vajzat nga lindja dhunoheshin e kërcënoheshin për të shkuar me klientët. Këta të fundit shantazhoheshin pasi u bëheshin foto gjatë skenave intime dhe nëse nuk paguheshin imazhet u dërgoheshin prindërve.
Grupi i Eduart Gosenit mbante raportet me furnitorë që garantonin furnizimin me sasi të mëdha droge. Policia ka identifikuar tre prej tyre, duke përfituar nga mesazhet e zbardhura në platformën e koduar “SkyEç” të zbërthyer vitet e fundit nga një ekip hetuesish francezë, belgë dhe holandezë. Dy anëtarë të grupit të përgjuar thonë askush nuk mund të luant me Gosenin kur bëhej fjalë për dërgesat e drogës dhe pagesat. Nga 20 qershori deri në 11 korrik ai ka grumbulluar 214 mijë eurosh.
Hetuesit kanë zbardhur edhe lëvizjen e parave të pista të cilat rregullisht dërgoheshin me përpikmëri në Shqipëri, nëpërmjet pikave të transfertave ose në bagazhet e autobusëve. Policia ka identifikuar një dërgesë në fillim të korrikut 2020 prej 80 mijë euro për të cilën Goseni ka paguar një mijë euro për ti dërguar në Shqipëri. Gjatë operacionit të mërkurën u sekuestruan 12 kilogramë kokainë dhe rreth 50 mijë euro cash. Vetëm pjesa e aktivitetit kriminal të dokumentuar, sipas mediave italiane arrin në 544 mijë e 500 euro fitime për grupin kriminal.
Gjyqtari hetues Mattia Fiorentini ka urdhëruar sekuestrimin e pasurisë së anëtarëve të bandës, mes të cilëve janë 2 italianë dhe 16 shqiptarë, 5 marokenë dhe 1 tunizian. Shkëlqim Lusha, edhe pse mbahej në arrest shtëpie, menaxhon trafikun e bandës nga baza e tij në një kompani pronash. Ai ishte arrestuar në flagrancë më 30 tetor 2020 me 330 gramë kokainë.
Rac e trapajaneve sali lushes plehrat e tropojes e djegin vendin kudo qe shkojn .
Përgjigju