Policia e Shtetit vijon punën për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, të ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve.

Sa i përket masave të marra për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë kësaj jave në të gjithë vendit kanë vepruar në terren 90 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE, si dhe janë kryer 3.212 kontrolle.

Gjatë kontrolleve u evidentuan 50 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Nga këta, 24 persona janë arrestuar në flagrancë, 6 janë shpallur në kërkim dhe 20 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)