24 avionë Boeing 777 të kompanisë ajrore amerikane United Airlines tha se do të nxjerrin jashtë përdorimi, pasi njëri prej tyre pësoi dështim të motorit, pas ngritjes të shtunën.
Aeroplani, me 231 pasagjerë dhe 10 pjesëtarë të ekuipazhit në bord, u detyrua të kthehej në aeroportin e Denverit në Kollorado, ku për fatin e mirë nuk u regjistrua asnjë i lënduar.
Në përgjigje të incidentit, Japonia u kërkoi të gjitha linjave ajrore që përdorin Boeing 777 me të njëjtin motor Pratt & Whitney 4000, të shmangin hapësirën e saj ajrore.
Aktualisht me këtë lloj motori janë 69 avionë Boeing 777 në të gjithë botën dhe në bazë të të dhënave të Administratës Federale të Aviacionit në SHBA, United është e vetmja kompani ajrore amerikane që fluturon me aeroplanë të tillë.
Agjencia urdhëroi inspektime shtesë të avionëve Boeing 777, të pajisur me motorin Pratt & Whitney 4000, pas incidentit në Denver.