24 këngëtarë Big në garë/ Mahmood triumfon me këngën 'Soldi' në festivalin 'Sanremo 2019-të': Nuk po e besoj

Një këngëtar egjiptian 27-vjeçar Alessandro Mahmoud,  ka trumfuar mbrëmjen e së shtunës duke u shpallur fituesi i vendit të parë në  Festivalin magjik "Sanremo 2019-të" në Itali , ku morën pjesë 24 këngëtarë big në garë. Fituesi i Sanremos për të rinj mbërriti në edicionin e 69-të të Festivalit të Sanremos për vitin 2019. Në teatrin Ariston ai triumfoi mbrëmjen e së shtunës me këngën “Soldi”.

Nën brohorimat përshëndetëse e audiencës nga podiumi "Faleminderit të gjithëve. Unë nuk po e besoj, është vërtet mahnitshme!",  u shpreh i emocionuar këngëtari  pas shpalljes së çmimit.

Alessandro Mahmoud, 27-vjeçari egjiptian, fitues  i Festivalit të Sanremos 

Alessandro Mahmoud, në art Mahmood, ka lindur në Milano në vitin 1992 me nënë italiane edhe baba egjiptian. Ka filluar që fëmijë që të marrë mësime për kanto lirike nga mësuesi i tij, Gianluca Valenti. Edhe në moshën 19-vjeçare vendos që të frekuentojë pianoforte.

Prezantimi i tij i parë në televizion ka qenë në X faxtor, në vitin 2012. Suksesshëm ka bashkëpunuar me Pierpaolo Peroni, me të cilin ka realizuar edhe këngën e tij të parë, Fallin Rain. Më pas ka realizuar disqet e plotë.

Në vitin 2015 ka shkuar këngën “Harro” me të cilin ka fituar konkursin në Sanremo. Në vitin 2016 ka prezantuar këngën e tij në festivalin e të rinjve. Edhe një vit më vonë ka publikuar këngën Pesos. “Rinia e djegur” është kënga që i mundësoi Mahmood që të fitonte një nga dy vendet, e Sanremos të të Rinjve, që ishin të dipsonueshëm për në Festival. I riu 27-vjeçar me këngën “Soldi” pritet të marrë pjesë edhe në garën e Eurosong 2019.

Ndërkohë  zv.kryeministri italian njëkohësisht Ministri i Brendshëm Matteo Salvini përmes një reagimi në rrjetin social u shpreh kundër fitores së të riut egjiptian duke u shprehur : “Mahmood… mah….Kënga italiane më e bukur?!? Unë do kisha zgjedhur Ultimon, si mendoni??”

Ndërkohë në lidhje me polemikat e qarkulluara para festivalit, në një konference për mediat pas fitores, Mahmood i ka dhënë një përgjigje zërave sfidues  në lidhje me deklaratat e përfolura në lidhje me origjinën e tij duke u shprehur  : "Unë jam italian, lindur dhe rritur në Milano. Nuk ndihem i sfiduar. Në këngën time  kam vënë një frazë arabe që është një kujtim i fëmijërisë sime, por unë jam 100% italian".

Këngëtari i klasifikuar si i dyti në rradhë , pas të riut egjiptian ishte Ultimo dhe vendin e tretë e kanë zënë djemtë e grupit “Il Volo”. 

Ky festival legjendar i këngës italiane  për të dytin vit rradhazi ju besua drejtimit artistik të Claudio Baglionit te cilit ju bashkuan në drejtimin e festivalit Virginia Raffaele dhe Claudio Bisio.

.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unfair: 10/02/2019 11:10

    ..une them.,se Simone Cristichi me "Abbi cura di me!,e meritonte ta fitonte kete Sanremo..,si dhe Dueti me Ermal Meta_n ishte..,Top..,shume Poesi dhe Kolone Zanore fantastike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave