24 kursantë finalizojnë kursin e 20-të bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci
Pas 14 javëve stërvitjeje, 24 efektivë finalizuan Kursin e 20-të Bazë “Komando”. Mes tyre janë edhe 8 efektivë nga Kosova dhe për herë të parë këtë kurs e finalizojnë edhe dy vajza.
Në ceremoninë e shpërndarjes simbolike të beretave ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Altin Kurti, komandanti i Forcës Tokësore gjeneralmajor Ilir Xhebexhia dhe familjarë të kursantëve.
Vengu deklaroi krah homologut të tij nga Kosova se e ardhmja e dy vendeve është në NATO.
“Nuk mund veçse të ndihem edhe më optimist, sepse e ardhmja e dy vendeve tona është në trungun e përbashkët të Aleancës, edhe pse shpirtërisht dhe emocionalisht nuk jemi ndarë asnjëherë. Kjo ceremoni forcon jo vetëm marrëdhëniet e ngushta të bashkëpunimit në fushën e arsimit ushtarak, por rrit edhe nivelin e shkëmbimit të eksperiencave me Kosovën, të cilën kemi dyfish përgjegjësi për ta ndihmuar e mbështetur në rrugën e anëtarësimit drejt strukturës më të madhe të sigurisë që ka njohur njerëzimi, Aleancës së NATO”, tha Vengu.
Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci vlerësoi ministrin Vengu për qasjen e tij ndaj forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke e cilësuar këtë periudhë si kulmin e marrëdhënieve në fushën e Mbrojtjes mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kursantët demonstruan për të pranishmit: goditje objekti, infiltrim nga ajri dhe toka, qitje me pengesa e luftim trup me trup.
Kursi i 20-të Bazë “Komando” zgjati për 14 javë dhe u nda në 3 faza. Nga 38 kursantë, vetëm 24 prej tyre arritën ta finalizojnë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.4%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.2%
Vota total: 1087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
80-vjetori i themelimit të Shkollës Ushtarake ‘Skënderbej’, Vengu: Vatër e edukimit të brezave
28 Mars, 15:46
-
Certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, analistja për Report Tv: Shpresoj që liderët të jenë të matur! Kurti të ketë kujdes me afatet kohore, do të ishte fatkeqësi për vendin
28 Mars, 13:47
-
Kosovë/Kandidati për kryeministër i PDK: Gati të marr përgjegjësinë për krijimin e Qeverisë së re! Nuk kam vija të kuqe, i preferuar koalicioni me LDK-në
28 Mars, 12:59
-
Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Do ketë reagim 'shkatërrues' nëse sulmoni Poloninë
27 Mars, 22:18
-
Lara Colturi ngre lart skitë shqiptare, mbyll sezonin 2024-2025 me 3 podiume në Kupën e Botës dhe futet në ‘Top 10’
27 Mars, 20:54
-
Kurti e quajti Grenell homoseksual/ Bilali: Albini gaboi rëndë, Berisha: Do ketë pasoja për Kosovën
27 Mars, 19:08
-
Mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat zyrtare
27 Mars, 18:55
-
Kosovë, KQZ-ja certifikon rezultatet e 9 shkurtit, kush do formojë qeverinë e re?
27 Mars, 16:58
-
Belgjika ndjek modelin e Danimarkës, diskuton opsioni për të ndërtuar burgje private në Kosovë
27 Mars, 15:26
-
Dokumentet e deklasifikuara: CIA konfirmoi ekzistencën e Arkës së Besëlidhjes
27 Mars, 15:11
-
Osmani i kërkon BE-së heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës
27 Mars, 14:13
-
Rritja e çmimit të energjisë me 15% në Kosovë, aktivisti godet me tortë kryetarin e bordit të ZRRE (VIDEO)
27 Mars, 14:03