Në të gjithë botën numri I përgjithshëm i personave të identifikuar me Covid është rritur në afro 24 milionë, kurse totali i viktimave ka shkuar në 820 mijë.
Në grafikun e pandemisë, SHBA-ja ndodhet në krye e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia.
Rastet e infeksionit të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara janë rritur me 38.204 njësi në 24 orët e fundit duke e çuar totalin e të identifikuarve pozitiv me Covid-19 është 5.8 milionë.
Sipas autoriteteve, në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 1210 pacientë për një total prej 178 524 vdekjesh Covid që prej fillimit të pandemisë.
Brazili ka regjistruar 1,271 vdekje të tjera që lidhen me koronavirus në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 116 580.
Gjithashtu në 24 orët e fundit ka patur edhe 47.134 raste të reja të infeksionit, për gjithsej 3,669,995 pozitivë që nga fillimi i pandemisë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 13 viktima nga koronavirusi (dje ishin 4), për një total prej 35.458 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1367 raste të reja pozitiv (dje ishin 870), për një total prej 262 541 të prekurish nga Covid.
Në vend sot pati edhe 314 pacientë të shëruar, për një total prej 206.329, teksa në repartet e terapisë intensive ndodhen 69 pacientë
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 0 viktima për të dytën ditë rradhazi, 87 të shëruar dhe 269 raste të reja pozitiv.
Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve ka shkuar në 16 857 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur 98 804
Raste në rritje ka regjistruar sot Rajoni i Toskanës. Sipas autoriteteve shumica absolute e 161 të identifikuar pozitiv sot me Covid (dje ishin vetëm 34), janë në mesin e personave të kthyer nga pushimet dhe mosha mesatare e tyre është 36 vjet (vetëm 3% janë mbi 65 vjeç) teksa 75% janë asimptomatike.