Futbollisti francez, Blaise Matuidi ka vendosur të "var këpucët në gozhdë". Në moshën 35-vjeçare mesfushori ka marrë vendimin për të mbyllur karrierën, teksa sezonin e fundit e kaloi me Inter Miami në SHBA. Pas 24 trofeve të fituar në karrierë, mes tyre edhe Kupa e Botës me Francën në 2018, Matuidi tanimë do i përkushtohet trajningut.
"Kam vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist profesionist. Kam pasur mundësinë të luaj për klubet më të mëdha evropiane, të vesh fanellën e Francës, t'i jap një rritje familjes sime, të jetoj pasionin tim dhe ato janë imazhe që do të qëndrojnë me mua", thotë mes të tjerash Matuidi.
Me origjinë nga Angola, Matuidi u zhvillua si futbollist te Troyes, për të luajtur më pas me Saint-Etienne dhe PSG. Me parisienët ai fitoi 17 trofe në gjashtë vite, për të kaluar më pas te Juventusi dhe në fund në SHBA me Inter Miami.