24 vite me talasemi/ Sfidat e Ermelës që studion Kriminalistikë: Lutja e vetme që kam

Jeta e Ermelës e cila vuan nga sëmundja e talasemisë, prej 24 vitesh varet nga gjaku që do t’i dhurojnë të tjerët. Në një intervistë për Report Tv, Ermela tregon sfidën më të madhe që ka pasur që prej momentit që ka mësuar sëmundjen, pranimin dhe të jetuarit përgjithmonë me të.

 “Unë jetoj me këtë sëmundje. Në fillim ka qenë shumë e vështirë pjesa e pranimit, si çdo etapë në jetë që ka fazat dhe problemet e veta, unë kam pasur të vështirë pjesën e pranimit, por familjes sime dhe kurajës që më kanë dhënë, arrita të bashkëjetoj me këtë sëmundje”, u shpreh ajo.

Sëmundja e talasemisë ka krijuar shumë barriera në jetën e Ermelës. Për shkak të mjekimeve të vazhdueshme asaj iu desh që në disa periudha të ndërpriste dhe studimet, por sot tregon me krenari që ia ka arritur të diplomohet, madje sapo ka përfunduar studimet master për Kriminalistikë. 

 “Në Bachelor më është dashur të rri një vit në stazh, për shkak të sëmundjes së talasemisë. Siç dihet,talasemia është hekuri i tepërt në gjak dhe mungesa e hemoglobinës, dhe hekuri i tepërt në gjak shkatërron dhe organet e brendshme dhe më është dashur të bëj një ndërhyrje dhe për këtë arsye u shkëputa nga shkolla. Për të realizuar ëndrrat e mia duhet të kem dhe një shtysë nga shteti, për ndryshimet e legjislacioneve për tu futur në punë, sepse edhe pse jemi me aftësi ndryshe, nuk pranojnë të shohin dokumentacionin për tu futur në punë, vetëm kur të shohin të verbër", tregon për Report TV Ermela.

Në ditën botërore të Talasemisë, Ermela ka vetëm një dëshirë, që njerëzit të dhurojnë po aq shumë gjak sa vitin e kaluar, në mënyrë që të marrin sasinë e duhur dhe mos kthehen pa gjak mjaftueshëm në shtëpi.

 “Unë marr gjak dy herë në muaj, dhe shkoj njëherë në dy javë. InshAllah edhe këtë verë të ketë dhurime të shumta gjaku, që mos të kemi mungesë e mos kthehemi pa gjak", tha ajo.   

Në ditën kushtuar të prekurve nga Talasemia, Ermela mesazhin më të rëndësishëm e ka për të gjithë personat që mund të dhurojnë gjak.

 “Gjaku juaj është shpresë për ne, prandaj dhuroni shpresë, dhuroni jetë, dhuroni gjak”, përfundon Ermela.

Për aq kohë sa numri i të prekurve nga sëmundja e talasemisë në Shqipëri, vazhdon të rritet ndjeshëm, nevojat për dhurim gjaku mbeten gjithmonë të mëdha.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet