24 vite nga masakra e Poklekut, Kurti: Serbët nuk u mjaftuan me vrasjet, dogjën edhe trupat e viktimave! Duhet të ketë drejtësi

24 vite nga masakra e Poklekut, Kurti: Serbët nuk u mjaftuan me vrasjet, dogjën edhe trupat e viktimave! Duhet të ketë drejtësi

Konjufca, Osmani dhe Kurti në Poklek

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjuca dhe presidenten Vjosa Osmani kanë kryer homazhe ditën e sotme në Poklek të Drenasit ku përkujtuan 24 vjetorin e masakrës që serbët bënë në këtë fshat.

Kurti tha se masakra e Poklekut është dëshmi e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke kujtuar se 24 vite më parë 54 civilë shqiptarë u vranë vetëm se dëshironin të jetonin të lirë në tokën e tyre. Ai tha se ajo çfarë e bën më të rëndë këtë masakër, është fakti se serbët nuk u mjaftuan vetëm me vrasjen por edhe dogjën trupat e kufomave.

 “Nuk ka mjaftuar vrasja, por ka pasuar edhe djegia e kufomave, që do të thotë se plani ka qenë për shfarosje jo vetëm të jetëve, por edhe të qenies. Andaj, masakra e Paklekut është dëshmie e gjallë e gjenocidit të Serbisë edhe sot e kësaj dite”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë në Kosovë solli në kujtesë edhe faktin se muajin e ardhshëm bëhen 4 vite që prej kur Kuvendi i Kosovës mundësoi që prokurorët e shtetit dhe ata të Prokurorisë Speciale të ndjekin dhe të gjykojnë në mungesë kriminelët serbë për masakrat e kryera.

“Në muajin e ardhshëm bëhen katër vjet që ekziston një mundësi e tillë. Dhe për këto krime të kryera gjatë luftës që janë edhe gjenocid, edhe krime kundër njerëzimit, edhe krime lufte, do të duhej të ketë drejtësi për viktimat, por edhe dënim shtetëror e ndërkombëtar për ata që i ekzekutuan dhe ata që i urdhëruan ato”, tha ai.

Pas homazheve, Kurti  vizitoi shtëpinë muze, ku më 17 prill të vitit 1999, 24 vjet më parë, forcat serbe vranë 54 qytetarë të pafajshëm. 25 prej të vrarëve ishin nën moshën 18 vjeçare. Prej këtyre, 18 persona kanë qenë fëmijë, më të vegjël se 12 vjeç.

Në dëshmitë e familjarëve të mbijetuar tregohet sesi  civilët shqiptarë, të familjeve Muqolli, Elshani, Caraku e Hoxha, ishin duke u larguar prej shtëpive të tyre, por policia serbe i urdhëroi të ktheheshin atje. Më pas i bombardoi duke u hedhur granata dore në dhomat ku po qëndronin dhe më pas lëshoi breshëri automatikësh ndaj tyre. Në fund edhe i dogji trupat e viktimave tëcilët në pamundësi të identifikimit janë varrosur në një varr të përbashkët.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion