24 vjet PD, Basha: Demokratët
zemërthyer të kthehen në parti
FOTO/Ceremonia për 24-vjetorin e themelimit të PD
VD/Dokumentari,në 24 vite PD dominon viti 'Basha'

24 vjet PD, Basha: Demokratët<br />zemërthyer të kthehen në parti<br />FOTO/Ceremonia për 24-vjetorin e themelimit të PD<br />VD/Dokumentari,në 24 vite PD dominon viti 'Basha'
TIRANE- Partia Demokratike festoi sot 24-vjetorin e themelimit të saj. Në një ceremoni të organizuar në hotel "Sheraton", përkujtimi i kësaj date nisi me një video me momentet më të rëndësishme të kësaj force politike. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, një vit në opozitë, iu bëri thirrje "zemërthyerve"  të kthehen në parti.

Në fjalën e tij, kryetari aktual i PD, Lulzim Basha vuri në dukje faktin se PD shkëputi vendin nga diktatura, imponoi pluralizmin politik dhe i dha jetë rrugëtimit evropian. Mesazhi i Lulzim Bashës në 24-vjetorin e PD

“Pas zgjedhjeve  PD në një vit opozitë vjen më e bashkuar, më e fortë dhe më e mençuar. Pas zgjedhjeve brenda PD, kjo parti vjen më e organizuar dhe e strukturuar. Janë të gjithë të ftuar në këtë familje të madhe. Demokratët zemërthyer janë të ftuar të rikthehen në këtë famije të madhe. Të bashkuar do të ngremë alternativën e re”, deklaroi Basha.

basha
FOTO TE TJERA


Basha: PD ndezi pishtarin e lirisë

Sipas tij ishte pikërisht lëvizja studentore që mposhti frikën dhe më pas tha se themeluesit e PD-së ndezën pishtarin e lirisë. “Lëvizja studentore mposhti frikën dhe krijoi një lidhje me qytetarët e Tiranës. Krijimi i menjëhershëm i PD-së, jetësoi pluralizmin e vërtetë. PD u bë zëdhënësja e revoltës popullore, antikomuniste. Në një kohë rekord themeluesit, krijuan programin e saj, pa përvojën, pa financat, mes vështirësish, themeluesit ndezën pishtarin e lirisë. Këta heronj të gjallë të demokracisë ndërtuan alternativën e parë perëndimore në Shqipëri”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

berisha
pd
FOTO TE TJERA

Basha: Sot kujtojmë Azemin, Pashkon, Arbnorin

Kreu i demokratëve akuzoi të majtët se janë përpjekur të përbaltin Partinë Demokratike dhe lëvizjen studentore, ndërsa ka vlerësuar disa prej figurave kryesore të PD-së që sot nuk janë më.

“Kundërshtarët e së majtës janë përpjekur të përbaltin këtë pasuri kombëtare. E kanë kot. Historia e lëvizjes studentore është shkruar me akte, me vlera. Kujtojmë heronjtë, Azemin të parin, prijësin e lëvizjes studentore. Kujtojmë tre themeluesi e tjerë Gramoz Pashkon, Pjetër Arbnorin, Ali Spahinë. Kujtojmë Sokol. Olldashin dhe Ferdinand Ponin. Nderim dhe mirënjohje për të gjithë. Janë ndarë nga jeta por janë këtu mes nesh”, deklaroi Basha.

Në këtë ditë nuk ka munguar as përshëndetja  për ish-kreun e PD-së, Sali Berishën, për të cilin tha se mbajti të fortë këtë forcë politike. “Ne të gjithë bashkë jemi familja e madhe e demokratëve, që ka bërë histori dhe do vazhdojë të bëjë histori vlerash në këtë vend. Nderim dhe mirënjohje për liderin historik të partisë, Sali Berishën. I cili ka meritën se e mbajti të doktor Berishën dhe me themelues të tjerë, PD është më e fortë, më e urtë, më e mençur. Me këtë trashëgimi të vyer po rindërtojmë alternativën tonë”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

24 vjet më parë u nënshkrua akti i themelimit të Partisë Demokratike, hapi i parë i shqiptarëve drejt pluralizmit politik, ashtu siç kërkonin protestat e studentëve të asaj kohe.

basha

FOTO TE TJERA

Po kështu, pjesë e festës së themelimi të 24-vjetorit të PD-së, janë bërë edhe aleatët e djathtë, deputetët e PDIU-së po ashtu edhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë, përfshi edhe kreun e PBDNJ0së Vangjel Dule. Në këtë takim bie në sy mungesa e drejtuesve të mazhorancës, Rama, dhe Meta, si dhe e përfaqësuesve të tjerë të PS-së dhe LSI-së.

Berisha: Urim të përzemërt për demokratët në ditën e lirive politike
Gjatë aktivitetit të organizuar për 24-vjetorin e Partisë Demokratike, lideri historik i kësaj force politike tha për “A1 Report”, se kjo është dita e lirive politike të shqiptarëve. Ndërkaq, ish-kreu i PD uroi të gjithë demokratët për këtë ditë.
 
“Shpreh një urim shumë të përzemërt për gjithë demokratët shqiptarë dhe mbështetësit e tyre, për të gjithë shqiptarët kjo është një ditë e lirive politike të shqiptarëve, pra në këtë kontekst dita e pluralizmit është ditë e çmuar për të gjithë shqiptarët”, u shpreh kreu i PD, Sali Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga

Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga