24 vjet PS, Rama: Festojmë me
fitoren e zgjedhjeve në 21 qersho

24 vjet PS, Rama: Festojmë me<br />fitoren e zgjedhjeve në 21 qersho
TIRANË - Këtë 12 Qershor shënohen 24 vjet nga dita e themelimit të Partisë Socialiste, një “ditëlindje” që ashtu si edhe në vitet e shkuara nuk ka kaluar pa urimin e udhëheqësit të kësaj force politike. “Gëzuar”, - e nis urimin e tij në rrjetin social Facebook kryeministri Edi Rama, duke shprehur më tej respekt e mirënjohje për personat që e krijuan dhe e drejtuan Partinë Socialiste.

Në mesazhin e urimit, kryesocialisti Rama, njëherësh kryeministri i Shqipërisë, nuk lë mënjanë edhe falënderimet për qytetarët të cilët kanë votuar Partinë Socialiste, ndërsa thotë se festimi më i mirë për këtë 24-vjetor është fitorja në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Ashtu si edhe ne pervjetorin e shkuar, festimi i "ditelindjes" se PS-se do te behet pas zgjedhjeve. 
 
“U uroj nga zemra të gjithë socialistëve gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të Shqipërisë, forcës më të madhe politike të atdheut tonë e cila sot udhëheq përpjekjen historike për të bërë shtetin modern dhe europian të shqiptarëve; partisë që në gjithë rrugëtimin e saj ka ditur të jetë mbrojtës i denjë i interesit kombëtar dhe mishërim i demokratizimit shoqëror; bashkësisë politike të plot fitoreve e arritjeve për Shqipërinë dhe të ringritjes së guximshme e të suksesshme pas dështimit, në një rrugëtim tanimë të gjatë thuajse çerek shekulli. Respekt për ata që e krijuan dhe drejtuan në të gjitha nivelet Partinë Socialiste të Shqipërisë gjatë këtyre viteve të jashtëzakonshme për vendin e për shoqërine tonë; mirënjohje për të gjithë ata që me përkatësinë e tyre shpirtërore e politike në këtë familje të madhe e rritën dhe fuqizuan Partinë Socialiste si fuqinë e padiskutueshme të ndryshimit; faleminderit kujtdo që e votoi qofte edhe një herë të vetme PS në tërë këto vite dhe investoi tek kjo forcë e madhe e ndryshimit besimin tek Shqipëria! Le ta festojmë këtë ditëlindje me një fitore domethënesë në 21 qershor! Për Partinë Socialiste dhe si gjithmonë për Shqipërinë që duam”, - shkruan kryesocialisti Rama në Facebook.
 
ps ditelindja

Urimeve për këtë ditë të vecantë për socialistët i është bashkuar edhe ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili bashkangjitur me urimin nostalgjik për ecurinë e Partisë Socialiste ndër vite, ka postuar në Facebook edhe foton e një elefanti. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës elefanti është simbol i Partisë Republikane, e gomari i partisë Demokratike, por nuk dihet nëse zoti Majko është në sinkron me këtë simbolikë. Majko shpreh falënderime për këtoqë investoi në historinë e PS-së, duke e quajtur këtë forcë politike “rilindje mbi trupin e Partisë së Punës”.

elefant majko

Sot 12 qershor ditëlindja e Partisë Socialiste. “Rilindi” mbi trupin e Partisë së Punës dhe idealeve më të mira të Luftës Nacional Çlirimtare një organizëm politik që do të shkruante historinë e Shqipërisë në mënyrën e vet me vlera dhe gabime, me eksperienca dhe korrigjime. Sa emocione dhe kujtime që të "pëshpëritin" në vesh në këtë ditë që ndau të kaluarën nga e ardhmja për të Majtën shqiptare. Faleminderit miq, vëllezër dhe motra që dhatë më të mirën në Historinë e Partisë Socialiste. Gëzuar dhe ju uroj më të mirën për të ardhmen e përbashkët”, shkruan Majko në Facebook.

Partia Socialiste u themelua më 12 qershor të vitit 1991, një vendim i marrë në kongresin e 10 të Partisë së Punës së Shqipërisë e cila kishte udhëhequr vendin përmbi 45 vite por edhe kishte fituar zgjedhjet e para pluraliste. Në mbledhjen për rithemelimin e së majtës, u vendos përjashtimi i të gjtihë anëtarëve të Byrosë Politike dhe në krye të Partisë Socialiste u zgjodh Fatos Nano. Një vendim i marrë mes debatesh mes njerëzve që kërkonin ndryshimin, e ku zëri më i fortë ishte ia i patriarkut të letrave shqipe, Dritëro Agolli. Nënkryetarë të kësaj partie u zgjodhën Spiro Dede, Servet Pëllumbi dhe Ismail Lleshi. Pas dorëheqjes së Fatos Nanos me humbjen e zgjedhjeve në 2005-ën, në krye të PS u zgjodh Edi Rama.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot