24-vjetori i FRESH, Rama:
90% e anëtareve janë femra 

24-vjetori i FRESH, Rama:<br />90% e anëtareve janë femra 
Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar kremton sot 24 vjetorin e themelimit të tij. Në kuadër të kësaj feste të të rijnve të PS, kjo forcë politike do të organizojë një aktivitet festiv me anëtaret e FRESH, deputetet dhe drejtuesit ndër vite të këtij organizmi.

Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi se  90 % e anetareve ne PS jane vajza.

“Duke ju parë po mendoja që vërtet PS është e angazhuar me zemër dhe me mendje në një betejë emancipuese për barazinë gjinore po jo deri në pikën sa të kemi 10% burra dhe djem dhe 90% gra dhe vajza sepse pastaj do të kalonim nga diktatura e burrave te diktatura e grave e cila kur e mendon mund të duket më e pëlqyeshme por i jam i bindur që si çdo diktaturë është një ferr më vete. Ardhja juaj në PS çel një rrugë të re në një kohë që nuk është e lehtë për vendin, nuk është e lehtë as për politikën. Politika ka marë shumë goditje dhe është e cënuar rëndë në imazhin dhe në besueshmërinë e saj," tha kryeministri Rama.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se këto antarësime vinë në një moment kur PS është futur në një proces të pandërprerë për tu riorganizuar. Kryesocialisti Rama e quajti PS “një kantier nw proces ndryshimi gjeneratash ku ka vend për të gjithë.

“Politika ka marrë shumë goditje dhe është e cënuar rëndë në imazhin e besueshmërinë e saj. Ndërkohë vendi është në një proces kompleks sfidash, vështirësish, përpjekjesh për transformim, por edhe mbi prodhimi të energjive negative dhe të cinizmit ndaj çdo gjëje që ndodh. mbiprodhim që nuk e ndal dot procesin ku ne udhëheqim me bindje të madhe dhe vullnet të hekurt një sërë reformash, por e pengon jashtë mase”, tha Rama.

Ndërsa ministri Blendi Klosi  njëherazi sekretar organizativ në PS, u shpreh se këta të rinj kanë fatin të jenë aktorë dhe faktor të garancisë së suksesit në këtë moment historik. 
“Ju përgëzoj tha Klosi  për zgjedhjen tuaj, dhe ju ftoj te jepni gjithë kontributin tuaj në pasurimin e vlerave te Partise Socialiste. Sepse Ju jeni më të mirët!”

Fjala e Kryeministrit, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama në 24 vjetorin e FRESSH


Redaksia Online
( s.m/Shqiptarja.com )



 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë