24 vjetori i themelimit të PS, Dokle:
Suksesi te reformimi i vazhdueshëm

24 vjetori i themelimit të PS, Dokle:<br />Suksesi te reformimi i vazhdueshëm
TIRANË - 24 vjetori partinë më të madhe në mazhorancë e gjen jo në një atmosferë festive, por në punë për shkak të fushatës dhe zgjedhjeve lokale që mbahen javën tjetër. Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle njëkohësisht një themelues i kësaj force politike, në një intervistë për A1 Report flet për momentet më të vështira, por edhe domethënëse gjatë 24 viteve. Ndjekim kronikën për atmosferën brenda kampit të majtë.

Partia socialiste ka shënuar ditën e sotme, 24 vjetorin e themelimit të saj, ku dhjetëra të rinj por edhe shumë figura të njohura të kohës ndryshuan imazhin e ish-partisë së punës. Por në ndryshim nga vitet e kaluar kjo ditëlindje PS e gjen në një atmosferë fushate, ku nuk ka vende për festime, por për punë organizative.

Siç edhe duket gjithçka në kampin e PS është e qetë me të rinj dhe figura të njohura që lëvizin papushim duke u marrë me fushatën.

Deputeti Namik Dokle ishte i gatshëm ndaj kërkesës sonë për të folur për këtë ditë të veçantë, dhe si një ish-themelues, ndan disa momente që sipas tij kanë qenë ndër më pikantet, edhe pse kjo forcë politike numëron shumë. Ndërsa çelësi i suksesit sipas Dokles është reformimi vazhdueshëm.

Sfidat për të ardhmen sipas zotit Dokle është integrimi i vendit dhe plotësimi reformave. Ndërsa thekson se një ndër vlerat e kësaj partie janë të rinjtë dhe afrimi i vazhdueshëm i tyre.

Ndërsa aktivistja Maria Myridinas flet se si duket Partia Socialiste në optikën e një të reje, duke e konsideruar vendin e duhur për aspiratat e një të riu.

Partia socialiste nuk ka parashikuar asnjë aktivitet të zgjeruar për këtë datë, për shkak edhe të impenjimeve elektorale dhe fushatës që është në kulmin e saj.
 
Itervista e plotë me deputetin dhe themeluesin e PS, Namik Dokle nga Arbër Hitaj
Si e gjen ky 24 vjetor sipas jush Partinë Socialiste, vetëm dy dekada por vite të mbushura me zhvillime politike?
PS ka reformuar vetveten në mënyrë të vazhdueshme, dhe ka ndikuar ne impulsimin edemokracisë në Shqipëri. Ka reformuar edhe shoqërinë shqiptare në këtë aspekt. Urimi u takon gjithë socialistëve, atyre që e themeluan, e rritën e zhvilluan, dhe atyre që mbajtën. Kanë qenë 24 vite të ngjeshura me zhvillime politike, me vështirësi ku janë shënuar edhe përplasje, por edhe shumë suksese. Gjithsesi mendoj se thelbi i kësaj rruge të Partisë Socialiste ka qenë, reformimi i vetvetes për të reformuar shoqërinë.
.
Një parti politike, padyshim pjesën më të vështira dhe më të bukura ka qeverisjen dhe opozitën, por doja të ndanit me ne cili ka qenë sipas jush një moment pikant le të themi?
Keni të drejtë se momentet më të bukura janë ato që janë edhe më të vështira, sepse kur del një moment i mirë nga një situatë e vështirë, është moment më i mirë, sidomos kur ndikon edhe në ecurinë e vendit
2 referendumet ne 1994, për të rrëzuar kushtetutën që nuk sillte asgjë të mirë për shqiptarët, apo edhe referendum i dytë po për Kushtetutën në 1998 që e kemi aktualisht. Që ishte një hap i rëndësishëm në reformimin e shtetit shqiptar. Në 24 vite kemi kaluar edhe vështirësi të tjera që i kemi zgjidhur në të mirë të popullit e kombit. Në 24 vite kemi qenë 11 vjet pushtet 13 në opozitë, ne nuk kemi menduar të fitojmë si...
Aktualisht jemi në pushtet dhe ky 24-vjetori e gjen qeverinë e koalicionin në kulmin e punës dhe kulmin ndaj reformave. Sfida kryesore të ndërtojmë një Shqipëri Europiane, jo vetëm e PS por edhe partive të tjera politike që duhet të kontribuojnë në këtë aspekt. Dhe të gjitha janë thirrur për të zhvilluar një reformë të thellë. Sfida janë edhe lufta ndaj varfërisë, papunësisë, për ta bërë vendin gati për integrimin Europian. Sfida më e rëndësishme është zbatimi një legjislacioni europian.

 
Shpesh herë në PS është folur për përplasje mes brezave e gjeneratave, cili është këndvështrimi juaj për këtë aspekt?
Të rinjtë në PS, është një nga gjërat më të mira që ka pasur PS, që në themelimin e saj thirrja ka qenë afrimi i të rinjve të talentuar. Kemi pasur organizatës e rinisë socialiste, që ka dhënë kontribute të rëndësishme dhe do të japi. Është një rini që i ka dhënë Shqipërisë 2 kryeministra Majkon e Metën, dhe kemi qenë gjithmonë një parti që i ka hapur rrugën rinisë. Sepse kemi parimin që rinia është e sotmja jo e ardhmja. Ky element për fat ka mbijetuar dhe është element i jetës së brendshme do të ndikojë pozitivisht.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot