TIRANË - ALUIZNI ka publikuar dje emrat e 241familjeve në kryeqytet,të cilëve u është miratuar leja e legalizimit. Në këtë vendim i është dhënë zgjidhje dhe disa familjeve të pallateve Hawai në minibashkinë 7. Me këtë vendim për këto objekte hapet rruga e hipotekimit përfundimtar. Me ndryshimet e bëra mbi procedurën e regjistrimti në ZRPP të ndërtimeve informale,është ALUIZNI që do të ndjekë të gjithë praktikën deri në daljen e certifikatës përfundimtare.