241 vjetori i pavarësisë, ambasada
e SHBA në Tiranë organizon pritje

241 vjetori i pavarësisë, ambasada<br />e SHBA në Tiranë organizon pritje
TIRANE -  Shtetet e Bashkuara të Amerikës festuan ditëlindjen e tyre të 241 edhe në Tiranë. Ambasada e SHBA-së zgjodhi mbrëmjen e së enjtes për të festuar 4 korrikun, ditën e Pavarësisë në një pritje të gjerë në Pallatin e Brigadave.

Kjo ditë kujton korrikun e largët të vitit 1776, kur 13 koloni amerikane shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar, duke u bërë frymëzim i një sërë deklaratash të tjera mëvetësie anekënd botës.

Mikpritësi i kësaj feste, Ambasadori Lu zgjodhi që të këndohej së pari himni shqiptar, pastaj ai amerikan, dhe i përshëndeti të ftuarit në shqip me këtë fjalim të shkurtër: "Gëzuar ditëlindjen Amerikë! Kemi sjelë një grup të mrekullueshëm nga vendlindja ime Kalifornia, të cilët janë mjeshtra të muzikës amerikane", tha Lu. 

Në këtë festë nuk mori pjesë kryeministri i vendit, Edi Rama, por ishin thuajse të gjithë ministrat e tij, zëvendëskryeministri dhe deputetët.

Nuk ishte i pranishëm as kreu i "vetëngrirë" i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa bashkëshortja e tij, Aurela, u pa gjatë gjithë kohës nën shoqëri të ministrave teknikë.

Ilir Meta preferoi të rrinte pranë të vetëve, ndërsa mes qindra të ftuarve nga të gjitha fushat, politikanë aktivë apo jo, bie në sy ky shoqërim i përzemërt i ministres së Ramës, Mirela Kumbaro dhe deputetes demokrate, kritikes së fortë të Bashës, Majlinda Bregu.


[gallery]22983[/gallery]
 


Festa e pavaresise se SHBA, Ambasadori Lu feste me te rinjë per 241 vjetorin e Shteteve te Bashkuara

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur