24-vjeçari shqiptar kapet në 'shtëpinë e barit' në Britani, dënohet me 2 vite e 6 muaj burg! Avokati: Ra pre e një bande, i premtuan një jetë më të mirë

24-vjeçari shqiptar kapet në 'shtëpinë e barit' në Britani, dënohet me 2 vite e 6 muaj burg! Avokati: Ra pre e një bande, i premtuan një jetë më të mirë

24-vjeçari Hygert Geca dhe banesa ku u gjet lënda narkotike

BRITANI- Hygert Geca, 24-vjeç është dënuar për kultivim të lëndëve narkotike. Ai u kap nga policia britanike teksa ishte duke kujdesur për bimët e kanabisit, të cilat ndodheshin në një banesë në rrugën Brighton në Wakefield. Ato ishin të ndara në 2 dhoma dhe kishte 41 rrënjë bimësh kanabis.

Po ashtu, ata gjetën edhe 4 kg kanabis të tharë në parafangon e shtëpisë.

Geca nuk ka qenë më parë i dënuar, ndërsa ka hyrë ilegalisht në Angli përmes Kanalit anglez.

Policia kishte shkuar në banesë më 18 gusht dhe kur Geca hapi derën, ai goditi në fytyrë oficerin e parë përpara se të përpiqej të ikte, por u kap me shpejtësi. 

Avokati i tij tha në gjykatë se Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe rrethanat e tij ishin shumë të këqija. Ai ra pre e një bande kriminale që tha se do t'i jepnin një jetë më të mirë në perëndim dhe do t'i gjenin punë."

Ai tha se Geca dhe familja e tij morën hua mijëra dollarë për të paguar bandën që e solli në mënyrë të paligjshme në Angli. Gjykata e shaplli fajtor Gecën për kultivim të lëndëve narkotike dhe e dënoi atë me 30 muaj burg.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan