"Legalizimet, Durrësi mikpritësi i madh" është titulli i librit i promovuar mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar, me autor kreun e Aluiznit Flamur Gjuzi.
Libri në fjalë trajton problematikën e legalizimeve gjatë tre viteve të fundit në qarkun e Durrësit duke dhënë detaje dhe shifra rreth procesit të legalizimit të ndërtimeve informale.
Në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Kulturës ka qenë i pranishëm kryetari i kuvendit Ilir Meta bashkë me bashkëshorten Monika Kryemadhi, ministri i Mjedisit Lefter Koka, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame si dhe krerë të pushtetit vendor në Durrës.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në fjalën e tij vlerësoi punën e Flamur Gjuzit si drejtor i ALUIZNI-t.
Vetë autori i librit Flamur Gjuzi është shprehur se puna 3-vjeçare e pasqyruar me detaje në këtë libër është meritë e gjithë stafit të ALUIZNI-t të Durrësit dhe pa një bashkëpunim të mirë me tre bashkitë e qarkut nuk do të ishin këto rezultate që janë sot.
Në qarkun e Durrësit janë dhënë në tre vitet e fundit më shumë se 25 mijë leje legalizimi në total.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO