25 organizata në protestë
për të mbështetur Vetëvendosjen

25 organizata joqeveritare në Kosovë do të organizojnë nesër një protestë para godinës së qeverisë për të kundërshtuar dhunën e ushtruar në protestën e lëvizjes “Vetëvendosje”.

Në një faqe në rrjetin social Facebook, organizatat thonë se shprehin revoltë ndaj qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, e cila përmes deklaratave të saj, ka legjitimuar dhunën e Qeverisë së Kosovës ndaj qytetarëve.

“Protesta e djeshme është manifestim i vullnetit të qytetarëve dhe instrument tërësisht demokratik”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre organizatave. “Për të kundërshtuar brutalitetin e dhunës qeveritare ndaj qytetarëve të Kosovës, shoqëria civile bën thirrje për protestë qytetare kundër dhunës. Protesta do të mbahet të hënën, më 16 janar 2012, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, dhe fillon në orën 12.00”.

Ndër e organizatat që do të protestojnë nesër janë edhe FOL, KIPRED, GAP, KPJ, KDI dhe Qendra Politike për Avokim. ah/Shqiptarja.com/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip

Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip