Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke bërë thirrje shtetasve maqedonas që jetojnë në Shqipëri për të votuar Edi Ramën dhe maqedonasin që është i fundit në listën e Korçës të PS, Vasil Sterjovski. Zaev thotë se Serjovski përfaqëson interesat e vërteta të maqedonasve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.
“Të dashur maqedonas, qytetar të Republikës së Shqipërisë. Republika e Shqipërisë do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 25 Prill dhe një nga kandidatët në listën e PS, mikut tim të dashur Edi Rama, është edhe Vasil Sterjovksi, një maqedonas. Vasili ka qenë deputet në parlamentin e Shqipërisë në dy vitet e fundit dhe është një përfaqësues i vërtetë i interesave të maqedonasve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.I përgjegjshëm dhe i përkushtuar ndaj rolit të tij si deputet. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë janë vende mike që bashkërisht po ecin drejt integrimit europian. Maqedonasit në Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë ura e bashkëpunimit, fqinjësisë dhe uniteti”, tha Zaev.
Zaev e cilëson si “historike” ditën kur Serjovski u bë deputeti i parë maqedonas në parlamentin shqiptar. Pasi përmend bashkëpunimin dhe fqinjësinë si vlerë e madhe, i bën thirrje të gjithëve që ta mbështesin PS në zgjedhjet e 25 prillit.
“Dita kur Vasil Sterjovski u bë deputeti i parë maqedonas në parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të përfaqësuar maqedonasit në Parlamentin shqiptar. Shtetet sot maten duke zhvilluar fqinjësi të mirë dhe bashkëpunimi. Njerëzit që kontribuojnë në ndërtimin e urave për të forcuar atë bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë kanë një vlerë të madhe. Kështu është dhe Vasili. Ju bëj thirrje të gjithëve në 25 Prill të votoni numrin 12, të mbështesni Vasil Sterjovskin dhe PS”, tha Zaev.
Ka Shqiptare në Maqedoni,e Shqiptare tè Bullgarizuar né Shqiperi
Përgjigju