‘25 vjet pa Azem Hajdarin, Grupimi ‘Dhjetor ‘90’ homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Basha e kujton me mesazh

Në përkujtim të 25-vjetorit të rënies së Azem Hajdarit,Grupimi ‘Dhjetor ‘90’ organizoi një ceremoni në “Varrezat e Dëshmorëve,” me pjesëmarrjen e Sali Berishës.

Të pranishëm ishin familjarë të Azem Hajdarit dhe politikanë të lartë të opozitës. Kryetari demokrat vendosi një kurorë pranë varrit të Azem Hajdarit dhe u përkul në nderim të veprës së tij. Homazhet do të zhvendosen te memoriali i Azem Hajdarit, pranë ish-selisë së Partisë Demokratike.

Ndërkohë kryetari i PD-së, Lulzim Basha i cili nuk ndodhet në Tiranë e kujtoi me një mesazh.

"25 vite më parë u vra pabesisht Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes Studentore që me veprën e tij të pavdekshme u bë simboli i vullnetit të shqiptarëve në përballjen me regjimin komunist dhe ngadhnjimin e lirisë mbi diktaturën.

Kurajo, antikonformizimi dhe vendosmëria përkundër fuqive në dukje më të mëdha janë testamenti politik i jetës politike të shkurtër por të pashoq të Azem Hajdarit. Angazhimi politik për Azem Hajdarin ishte një instrument për ti shërbyer njerëzve dhe jo vetes, për të përmirësuar dhe ndryshuar jetët e shqiptarëve të etur për ndryshim dhe jo për të ringritur sarajet e reja të luksit dhe pushtetit personal mbi muret e vjetra të arrogancës, korrupsionit dhe hipokrizisë së regjimit komunist.

Kontributi i tij në altarin e lirisë dhe demokracisë do të nderohet përherë, si dëshmia më domethënëse e forcës  së një populli të shtypur dhe nëpërkëmbur për të sfiduar frikën dhe apatinë, për të triumfuar mbi të keqen dhe për të ndërtuar përmes lirisë një të ardhme të denjë për çdo shqiptar"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
25 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Berisha kryen homazhe te memoriali: Është i pavdekshëm në zemrat e shqiptarëve

1694516446_berisha.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha kë kryer homazhe për Azem Hajdarin, në memoriali pranë ish-selisë së Partisë Demokratike, ku edhe u vra, 25 vite më parë.

Berisha tha se vrasja është shtetërore dhe se sot pas 25 vitesh ai është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë tek ai shpëtimtarin e tyre.

'Sot, ne jemi këtu për të nderuar legjendën e guximit, trimërisë, të të rinjve shqiptarë, të studentëve shqiptarë, tribunin e lirisë, Azem Hajdari, në 25-vjetorin e ekzekutimit të tij shtetëror, nga falanga me uniformë të shtetit terrorist, vetëm e vetëm për bindjet e tij politike, së bashku me sivllaun e vet, Besim Çerja, të cilët një natë të 12 shtatorit 1998, ranë në breshëritë e kallashnikovëve të bandës shtetërore terroriste, të organizuar pa dyshim në aktin hakmarrës primitiv nga pushteti i atëhershëm.

Azem Hajdari përbën një nga figurat më të rralla të historisë tonë kombëtare. Asnjë shqiptar, si individ, nuk ka bërë aq sa ka bërë Azem Hajdari së bashku me studentët liberatorë për liritë e shqiptarëve.
Mbetet pra, një nga figurat më të jashtëzakonshme në historinë e lirisë së këtij kombi. Sot nuk është e lehtë të imagjinosh dhjetorin e vitit 1990, kur ai u ngrit me një grup studentësh, me thirrjet: Liri, Demokraci, Poshtë Diktatura.

Ai u shndërrua në një magnet të fuqishëm të rinisë studentore, një lider epik me guximin e tij, i cili në një kohë të shkurtër gjunjëzoi diktaturën.
Ekzekutimi i tij, para selisë së PD, është vrasja shtetërore më e rëndë në historinë e shqiptarëve. Është atentati më makabër!
Azem Hajdari, edhe sot pas 25 vitesh, është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë te ai, shpëtimtarin e tyre. Është i pavdekshëm dhe i përjetshëm në altarin e lirisë të kombit shqiptar.

Kurse ata, që në një akt hakmarrje primitive, organizuan pritën dhe e ekzekutuan atë, do të mbeten të damkosur përjetë për krimin më të shëmtuar politik të kohërave.
Azem Hajdari është një kushtrim i gjallë për të gjithë shqiptarët, që sot të ngrihemi, të përmbysim diktaturën e drogës, diktaturën e krimit, diktaturën e vjedhjeve të pasardhësit direkt të njërit prej xhelatëve më të pamëshirë të kombit në histori, Edi Ramës.'- tha Berisha.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 12/09/2023 21:44

    Nje halbak me pak

    Përgjigju
    • Anglezja: 12/09/2023 22:16

      Halabak me pak, po te gjithe deshmoret e vertete te atdheut permbys ne varr se e kane cuar afer Nene Shqiperise!

  • O Berish: 12/09/2023 18:28

    O qen morrash o vrases!

    Përgjigju
  • Tropoja: 12/09/2023 13:14

    Bravo Sali ti e vrave tashti i con kurora tek varri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Burrel/ Ndezi zjarr për të pastruar kullotën dhe si pasojë u dogjën 2 ha tokë, në hetim 68-vjeçari

Burrel/ Ndezi zjarr për të pastruar kullotën dhe si pasojë u dogjën 2 ha tokë, në hetim 68-vjeçari