25 vjet PD, Berisha: Rama duhet
 qërruar, të mos presim as 1 orë

25 vjet PD, Berisha: Rama duhet<br /> qërruar, të mos presim as 1 orë
TIRANE -Ashtu si 25 vjet më parë kur PD largoi nga pushteti Partinë Komuniste, edhe sot në demokraci e djathta e 2015 ka si qëllim kryesor rrëzimin e qeverisë. Në ceremoninë përkujtimore të 25 vjetorit të themelimit të partisë së parë opozitare pas rrëzimit të diktaturës, lideri historik Sali Berisha dhe ai aktual Lulzim Basha thanë njëzëri se Partia Demorkatike është 25 herë më e fuqishme se ajo e 1990-ës, për të qëruar siç u shprehën ata -  qeverinë që po largon shqiptarët nga vendi për shkak të varfërisë e vrasjes së shpresës.

Në përvjetoin e 25-të të PD-së, që u mbajt në Pallatin e Kongrese në Tiranë, ishin të pranishëm protagonistët kryesorë të lëvizjes studentore të  8 dhjetorit 1990, disa prej të cilëve aktualisht pjesë e PD-së, Eduart Selami dhe Arben Imami, deputetë të PD, ish-të përndjekur, mbështetës të së djathës, gazetarë e personalitete të tjera. Ra në sy prania e Princ Lekës, ajo e djalit të heroit të demokracisë Azem Hajdari, por ai që pikasi ishte deputeti Tahir Muhedini i PDIU-së, partisë në koalicionin e majtë, si i vetmi pjesëtar i maxhorancës në këtë ceremoni.

Në këtë 25-vjetor ishin të ftuar të gjithë krerët e partive politike, përfshirë kryeministrin Rama dhe aleatin e tij Ilir Meta, të cilët nuk morën pjesë. Ky i fundit uroi PD-në përmes një mesazhi.

Basha: Të ikë fatkeqësi qeveria
Në fjalën e tij, kryetari Lulzim Basha vlerësoi arritjet e opozitës ndër vite si dhe nderoi themeluesit e saj. Teksa e quajti themelimin e PD-së një ngjarje kombëtare, Basha tha se opozita është e përgjegjshme për sfidat që e presin, ku më e madhja dhe kryesorja është largimi i qeverisë aktuale.

“Ky përvjetor i madh na fton të hedhim vështrimin përpara, të projektojmë  perspektivën, duke filluar me të nesërmen e afërt të Shqipërisë që po vuan pasojat e gjithanshme ekzistenciale, ekonomike, shoqërore dhe psikologjike të qeverisë më të papërgjegjshme, më të korruptuar dhe më të inkriminuar të tranzicionit.
Protesta madhështore e 8 dhjetorit konfirmoi vendimin e madh e të pakthyeshëm  të qytetarëve shqiptarë në udhëkryqin e ri të demokracisë sonë: largimin e qeverisë Rama-Meta, jo thjesht si një qeveri mashtruese, e paaftë dhe e dështuar në mos mbajtjen e premtimeve, por si një qeveri e rrezikshme për vendin dhe qytetarët, si një rrezik në veprim që rrit çdo orë dhe çdo ditë fatkeqësinë për vendin, që provokon çdo orë dhe çdo ditë  ikjen e shqiptarëve nga Shqipëria. Të ikë fatkeqësi-qeveria. Të qëndrojnë qytetarët. Të bjerë oligarkia, të ringrihet liria dhe demokracia. Ky është vendimi i 8 dhjetorit të dytë që po përhapet në mbarë vendin siç u përhap 25 vjet më parë era e lirisë së 8 dhjetorit të parë. Kjo është shpresa. Kjo është zgjidhja. Partia Demokratike i prin kësaj stuhie të re të përballjes me të keqen, i prin ëndrrës dhe shpresës së re të daljes në hapësirën dhe standardin e demokracisë më të përparuar perëndimore. I prin me historinë tonë më të mirë, me bashkimin dhe përtëritjen tonë, me alternativën tonë të re të zhvillimit. I prin e vetëdijshme për misionin e saj hyjnor,
tha Basha.

Teksa e cilësoi si ngjarjen më të madhe në histori pas 100-vjetorit të pavarësisë, Basha tha se “kundërshtarët politikë nuk u ngritën në lartësinë për të përkujtuar një jubile, që ju takon të gjithë shqiptarëve”.

“Kundërshtarët tanë edhe këtë vit, në 25 vjetorin e PD, e cila është ngjarja e dytë më e rëndësishme pas 100 vjetorit të pavarësisë nuk dolën dot nga meskimiteti si trashëgiomtarë të regjimit. Nuk u ngritën në lartësinë për të përkujtuar një jubile, që ju takon të gjithë shqiptarëve. Nuk do merresha me qëndrimin e tyre, por s’mund të mos i akuzojë për dekorimet e tyre të xhelatëve të diktaurës si provokim ndaj demokratëve,” u shpreh kreu i opozitës.

Fjala e Lulzim Bashës në 25-vjetorin e Partisë Demokratike

lulzim basha lsa

Berisha: Qeveria Rama duhet shporrur, një orë e më parë
Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ashtu si 25-vite më parë kur u bënte thirrje shqiptarëve të rrëzonin diktaturën, edhe sot në 25-vjetorin e themelimit të PD-së u bëri të njëjtën thirrje shqiptarëve. Teksa uroi demokratët, Berisha bëri thirrje për atë që opozita e quan mosbindje civile ndaj qeverisë në pushtet.

“ Ne mblidhemi sot, pasi me besimin tonë tek vota e lirë, liria dhe vlerat e saj, vlerësuam e respektuam votën e shqiptarëve. Proceduam me transferim të rregullt të pushtetit, pa menduar se në 2 vite liritë e shqiptarit do të rrokulliseshin ndoshta me shpejtësi më të madhe se në kohërat më të zeza. Këto dy vite ata që erdhën në pushtet shndërruan qeverinë në organizatë kriminale. Një kushtrim vjen nga thellësitë e qenies sonë, një apel drejt guximit tuaj. Unë ju them se guximi juaj sot është 100 herë më i madh se guximi ynë në vitet 90. Ne ishim burra dhe gra të rritur në shtypje. Ne me qindra herë kishim ndjerrë rrahjet e zemrës nga frika. Sot 25 herë më të guximshëm, për të mbrojur votën, liritë tona. Thirrja ime është të ngrihemi në lartësinë e guximit që kërkon koha. Ky vrasës i shpresës duhet të marrë atë që meriton, fundin. Koshin e plehrave. Edi Rama duhet të rrëzohet me të gjitha mjetet demokratike sa më parë. Të mos presim asnjë orë. Ju ftoj secilin prej jush, çdo shqiptar, demokrat të mendojë për të gjitha format e mosbindjes civile për të qëruar sa më parë këtë klikë që po largon nga Shqipëria çdo vit të rinjtë,” tha Berisha.

sali berisha lsa

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja