25-vjetori i bashkimit gjerman, uron
Nishani: Dita na bashkoi të gjithëve

25-vjetori i bashkimit gjerman, uron<br />Nishani: Dita na bashkoi të gjithëve
Presidenti i vendit Bujar Nishani i ka përcjellë Gjermanisë një urim në kuadër të 25-vjetorit të Bashkimit të dy Gjermanive.Në urimin e tij presidenti i Shqipërisë thekson se kjo ditë i hapi rrugën bashkimit të kontinentit dhe vlerave të përbashkëta Europiane.

Ja urimi i plotë i Nishanit

Me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Bashkimit Gjerman, kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta e miqësore për Ju dhe popullin mik gjerman.

Kjo ditë e rëndësishme për vendin Tuaj, e cila i hapi rrugën bashkimit të kontinentit tonë dhe vlerave evropiane, si dhe inkurajoi ndryshimet demokratike edhe në vendin tim, më jep gjithashtu mundësinë dhe kënaqësinë që të shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e qenësishme që Gjermania dhe populli gjerman i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve për zhvillimin ekonomik të vendit, anëtarësimin në NATO, si dhe në kuadrin e procesit të integrimit evropian.

 Bashkëpunimi i shkëlqyer dhe marrëdhëniet e partneritetit mes dy vendeve tona janë garancia më e mirë për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të tyre, në të gjitha aspektet dhe fushat e bashkëpunimit.

 Duke ju siguruar për ndjenjat e respektit dhe të miqësisë së popullit shqiptar, Ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.” – përfundon mesazhi i Presidentit Nishani.

Redaksia online
(s./m shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool