25-vjetori i Gj.Kushtetuese, Meta:
Puna e saj vlerë e shtuar në drejtësi

25-vjetori i Gj.Kushtetuese, Meta:<br />Puna e saj vlerë e shtuar në drejtësi<br>
Gjykata Kushtetuese feston sot 25-vjetorin e saj. I pranishëm në konferencën e mbajtur në Hotel Sheraton, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar punën e Gjykatës Kushtetuese ndër këto vite, duke thënë se puna e saj është vlerë e shtuar në drejtësinë shqiptare.  

Në mënyrë të mbarë të balancuar Gjykata Kushtetuese është institucioni unik që mbron një rol të rëndësishëm në konsolidimin e shtetit të së vërtetës, sidomos për një vend si Shqipëria. Sot Gjykata Kushtetuese mbush 25 vite që funksionon, dhe gjatë këtyre viteve është përballur me sfida të vështira por ja ka dalë të përmbushë misionin e saj. Gjykata Kushtetues është vlerë e shtuar për ligjvënien shqiptare. Gjykimi kushtetues ka ndihmuar në konsolidimin e të drejtës evropiane. Ka fituar besimin profesional edhe të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Gjykata Kushtetuese tashmë përballet me problematikën e fazës transitore të reformës në drejtësi. Ajo duhet të vazhdojë të përmbushë misionin sipas ligjit. E gjithë përvoja e 25 viteve të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese ka qenë një ndihmesë e madhe në drejtim të përmirësimit të vendit tonë.”, tha Meta. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës