Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën e 25-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e tij, Rama tha se ndryshimet demokratike sollën një ndryshim të madh, në kuadër të të cilëve u krijua dhe kjo gjykatë.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është përballur me me një sfidë të pazakonshme në vakuumin e plotë të traditës.
/Shqiptarja.com
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është përballur me me një sfidë të pazakonshme në vakuumin e plotë të traditës.
“Pas një historie 50-vjeçare shkeljesh flagrante e sistemike të të drejtave të njeriut, ndryshimet demokratike sollën një ndryshim të madh. Në kuadër të këtyre ndryshimeve u krijuar edhe Gjykata Kushtetuese, një nga institucionet më të rëndësishme për garantimin e rendit kushtetues në Shqipëri. Gjatë veprimtarisë së saj që nga krijimi më 1992, Gjykata Kushtetuese është përballur me një sfidë të pazakonshme në vakumin e plotë të traditës, dhe përballë mijëra çështjesh të natyrave dhe përmbajtjeve të ndryshe, duke krijuar vit pas viti një traditë të pasur. Gjykata Kushtetuese është mbrojtëse e sovranitetit", tha Rama.
d.c./shqiptarja.com










