25-vjetori i grevës së studentëve
Basha: Koha e thërret prap rininë

25-vjetori i grevës së studentëve<br />Basha: Koha e thërret prap rininë
Partia Demokratike ka përkujtuar këtë të mërkurë 25 vjetorin e grevës së studentëve e cila i parapriu rrëzimit të shtatores së diktatorit.

pd

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se studentet grevistë janë shembulli më i mirë se si me zjarrin e idealit të lirisë sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur përmes sakrificës dhe guximit të tyre mposhtjen e diktaturës më të egër në Europë.

basha

“ Mirënjohja është dhe duhet të jetë përjetësisht e jona për veprën e tyre të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Le ta kuptojmë pra sa të mundemi e sa më mirë. Sot përsëri pas 25 vitesh koha dhe sfidat e Shqipërisë europiane siç e duam ne po e thërrasin përsëri në skenë e unë jam i sigurtë që rinia shqiptare përsëri nuk do të zhgënjejë por do të ngrihet për lirinë dhe demokracinë”, tha Basha.

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rrëfyer përjetimin e tij për grevën e studentët dhe si nisi ajo. Sipas tij de-Enverizimi ishte problemi më madhor i Partisë Demokratike.

berisha

“Dua të përulem me nderimin më të madh para atyre 720 studentëve që me 18 shkurt vendosën të vetflijohen për një kauz shumë të madhe dhe u lartësuan në trimërinë dhe guximin e heronjve të vërtetë. De-Enverizimi ishte problemi më madhor i Partisë Demokratike. Pa de-Enverizimin, Partia Demokratike ishte një fasadë-opozitë. Ju them ju një gjë, që mund t’ju duket çudi sot. Në shkurtin e viti ’91, i gjithëfuqishëm  dhe i gjithëkugjetshëm i këtij vendi ishte Enver Hoxha, nga qendra e Tiranës  në çdo skaj të territorit, por fatkeqësisht edhe në mentalitetin e shqiptarëve.  Në këtë kontekst, gumëzhinte sigurisht mjedisi universitar dhe intelektual për këtë problem, por nisma nuk kishte. Dhe nga mesi i muajit janar unë i them Azem Hajdarit se, ne po nuk ndërmorëm de-Enverizimin ne nuk kemi të ardhme si opozitë dhe çdo ditë dhe më shumë ne dukemi para botës dhe shqiptarëve si një fasadë -opozitë, pasi çdo mëngjes dhe çdo darkë që ne kalojmë përbri shtatores së diktatorit, ai tallet me ne. Siç ishte ai, u ngrit në këmbë  më përqafoi dhe më tha se: “unë për tre ditë të heq Dullën". I them jo prit, në asnjë mënyrë  pasi ata e vendosin përsëri dhe e vendosin dhe me vaj pastaj.  Ky ishte aksioni më i vështirë”, tha Berisha. 

720 studentë të regjistruar morën pjesë në grevën e urisë së 18 shkurtit 1991 por dëshmitë e tyre flasin për një numër edhe më të madh studentësh grevistë të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit duke sfiduar frikën dhe terrorin.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?