25 vjetori i krijimit, PS ndan ftesat
të ftuar Basha e Spaho, jo Berisha

25 vjetori i krijimit, PS ndan ftesat<br />të ftuar Basha e Spaho, jo Berisha
Socialistët festojnë të martën 25 vjetorin e krijimit të partisë.  Këtë të enjte, në fund të seancës plenare deputetëve u janë shpërndarë ftesat për festën e cila zhvillohet me rreth një muaj vonesë, për shkak të Europianit.
 
Ftesa mban firmën e Edi Ramës së bashku me një mesazh të tij. “25 vjet prej themelimit të Partisë Socialiste, e bëjnë festën e ditëlindjes së këtij viti një moment të posaçëm ritakimi mes brezash, për të kremtuar së bashku arritjet dhe sfidat e familjes sonë të madhe politike. Me dëshirën që të ndajmë këtë moment të gëzuar së bashku, shpresoj të takohemi në ambientet e shtëpisë sonë në Tiranë. Vëllazërisht Edi Rama” – thuhet në ftesën që i është shpërndarë  të gjithë deputetëve të PS-së, atyre të LSI-së e PDIU-së, krerëve të partive parlamentare dhe partive aleate.
 
Ftesë i është dërguar dhe Lulzim Bashës dhe nënkryetarit të Kuvendit, Edmond Spaho, por nuk dihet nëse do të thyejnë traditën e përvitshme dhe në këtë jubile të socialisteve, të marrin pjesë në ftesë.
 
Edhe gjithë ish-presidentëve, ish-deputetëve, ish-kryetarëve ku përfshihet dhe Fatos Nano dhe të gjithë funksionarëve pa përjashtim ndër vite që kanë qenë pjesë e PS, u është dërguar ftesa.
 
Si rrallë herë festa zhvillohet në ambientet pas godinës së PS-së, të martën e ardhshme në orën 19:00.

ftesa

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'