25 vjetori i PS, Rama: Do jap
gjithçka për të mirën e vendit

25 vjetori i PS, Rama: Do jap<br />gjithçka për të mirën e vendit
Partia Socialiste kremtoi sot 25 vjetorin e themelimit përmes një ceremonie të posaçme në oborrin e pasëm të selisë rozë. Në ceremoni morën pjesë rreth 1500 të ftuar, themelues të PS, anëtarë, deputetë, ministra, partnerë të koalicionit si dhe përfaqësues të medias. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherazi kryeministri Edi Rama, u shpreh se "PS është e vetmja forcë politike që garanton ndryshimin e Shqipërisë". 

Sipas tij, Partia Socialiste është e ardhmja e Shqipërisë dhe se ajo do të mbetet forca e parë dhe forca udhëheqëse në këtë vend.  
 
"25 vjet janë shumë pak për një parti historike evropiane, por janë shumë për të kuptuar se si do të jetë e ardhmja jonë. Të mësojmë sa duhet dhe si duhet nga vitet qysh kur kjo parti është krijuar. Unë nuk e di sa kam mësuar, por di që kam mësuar shumë dhe nëse më pyesni mua për të ardhmen, ju them; është e gjitha në dorën tonë. Mjafton që të jemi jo thjesht qartë, por plotësisht të sigurt të bëjmë detyrat që na beson e ardhmja. Janë arsye që ne do të mbetemi forca e parë dhe forca udhëheqëse në këtë vend", tha Rama, duke shtuar se "rrugën e ndryshimit e garanton vetëm klasa jonë politike". "Do bëj gjithçka kam për ta bërë këtë vend dhe këtë parti më të mirë. Unë s'e harroj kurrë se për kë punoj, kujt i shërbej dhe sa shumë kemi për të bërë që të sigurohemi që reformat s'do të mbeten në mes dhe që ky vend s'mund të ecë më mbrapa", u shpreh kryeministri. 

Ai theksoi se në fokus të politikave të qeverisë janë shqetësimet e qytetarëve, ndërsa pranoi se qeveria ka bërë edhe gabime, por ajo nuk janë të qëllimshme. "Politika në vendin më të lartë nuk rrjedh fjollë. Sa më lart të ngjitesh aq më pak rrjedh. Nuk mund t'i kënaqësh të gjithë gjatë gjithë kohës. Ka ca njerëz që s'mund t'i kënaqësh kurrë. Kam mësuar se shumica e njerëzve janë të qartë dhe na mbështesin, për aq kohë sa ne jemi të zakonshëm dhe gabimet tona nuk janë të qëllimshme. Qeveria jonë është e fokusuar seriozisht tek shqetësimet e njerëzve. Është momenti për t'i falenderuar të gjithë deputetët që janë në lartësinë e këtij prioriteti themelor dhe të gjithë përfaqësuesit tonë në çdo nivel", theksoi kryesocialisti Rama. 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nuk është i pranishëm në përvjetorin e PS për shkak të vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi.

Si thuajse në çdo përvjetor të Partisë Socialiste vitet e fundit, lideri historik i socialistëve, Fatos Nano edhe në këtë përvjetor jubilar nuk ka marrë pjesë. 

Fjala e plotë e kryetarit të PS, Edi Rama

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot