25-vjetori i RD-së, Basha e Berisha
2015-ta vit i mbrapshtë për median

25-vjetori i RD-së, Basha e Berisha<br />2015-ta vit i mbrapshtë për median
Në 25 vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike, kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha teksa shprehën mirënjohjen për ata që themeluan RD-në, deklaruan njëzëri se pas 25 vitesh fjala e lirë dhe mediat janë në situatë kritike. Dhe për këtë ata akuzuan kryeministrin Edi Rama.

Për Bashën, viti 2015 që lam pas ishte një vit i mbrapshtë për shtypin dhe lirinë e fjalës në Shqipëri.

"Viti kur qeveria u investua për mbylljen e televizionit kritik, Agon Channel. Viti kur Rama propozoi ligjin për burgosjen e gazetarëve. Viti kur kërcënoi gazetarë dhe operatorë të opozitës. E gjitha kjo është prodhim i nje njeriu që e konsideron median si kënetë, ndërkohë që harxhon miliona për një zyrë propagande dhe fshehjen e të vërteta të qeverisjes," tha Basha.

Por sipas tij, përballja me të vërtetat e qeverisë, mbetet një nga virtytet më të çmuara siç u shpreh ai, të gazetarëve.

"Fakti se kanë kurajo për të thënë të vërtetën dhe përballur me të keqen, skandalet e qeverisë e mafian, mbetet një nga virtytet e shtypit shqiptar në tërësi," vlerësoi kreu i opozitës.

Por pavarësisht kësaj, Basha shtoi se gazetarët nuk do të vihen nën thundrën e qeverisë. "Ndonëse qeveria ka investuar dhe vazhdon të shpresojë të vërë në gjumë shtypin e lirë, ta vërë në thundër, media dhe gazetarët kanë qëndruar dhe do vazhdojnë të qëndrojnë. Kjo qeveri e ka të vërtetën kundër saj dhe e konsideron shtypin armik," tha kreu i PD-së.

Fjala e Lulzim Bashës në 25 vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike 

rd

rd

Berisha: Rama përbindëshi i medias
"Sot pas 25 vitesh me trishtim duhet të theksoj se fjala e lirë, mediat janë në një situatë kritike. Ka një përbindësh, që përdor të gjithë fuqinë e ekzekutivit për të manipuluar, për të heshtur mediat dhe fjalën e lirë. Ka një përbindësh që ka krijuar tregun më të zi të të gjitha tregjeve. Ky përbindësh është Edi Rama," tha Berisha.

Më tej ai tha se në muajt në vazhdim, sipas tij, Rama do të marrë faturën që meriton.

“Vendosi të bëj ligjin për t'u dënuar juve. Kur e pa se kjo do të ngrinte komunitetin ndërkombëtar kundër, nuk e  kam me ju tha, e kam me ata të tjerët. Po ndalem këtu para këtij momenti kritik për vendin. Sepse pa fjalë të lirë s'ka shpresë. Kam besim që në muajt që vijnë do t’i japim atij faturën që meriton. Ta arkivojmë në koshin e plehrave të historisë”, tha ish-kreu i demokratëve.

sali berisha

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament