2500 banorë në Gramsh të Lushnjës
pa infrastrukturë, PD:I'u mbështesim
2500 banorë të Gramshit në Lushnjë çdo ditë përballen me problemin e ujërave të zeza, infrastrukturës e pasigurisë, gjë për të cilën ata kanë protestuar, protestë në të cilën janë bashkuar edhe përfaqësues të partisë Demokratike të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj banorëve.
2500 banorë të Gramshit në Lushnjë çdo ditë përballen me problemin e ujërave të zeza, infrastrukturës e pasigurisë, gjë për të cilën ata kanë protestuar, protestë në të cilën janë bashkuar edhe përfaqësues të partisë Demokratike të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj banorëve.
Në protestë banorët kanë thënë se, “J
emi 700 shtëpi këtu dhe shikojeni rrugën si është. Ne duam rrugën të na bëhet dhe të kemi edhe ujë. Problem janë edhe ujërat e zeza sepse kur bie shi këtu nuk rrihet. Na kanë braktisur”, u shprehën banorët.
Një tjetër shqetësim për banorët është kthyer kabina elektrike në qendër të fshatit e cila është e hapur dhe në kushte të plota pasigurie, duke u kthyer në një rrezik për qindra fëmijët e këtij fshati që luajnë afër saj. Ata u shprehën se paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike dhe kërkuan ndërhyrjen e OSHEE.
Kryetarit i Partisë Demokratike të Lushnjës, Myslym Murrizi ishte pranë banorëve duke mbështetur protestën e tyre të drejtë.
“
Jemi këtu në mbështetje të protestës së banorëve të fshatit Gramsh, që sot është pjesë e njësisë administrative të bashkisë së Lushnjës, ish komuna e Dushkut. Banorët kanë të drejtë legjitime sepse kërkojnë vetëm 2 kilometra rrugë dhe janë 700 familje me 2 500 banorë të cilëve herë pas here u është premtuar rruga për çdo zgjedhje elektorale. Sot në 2016 rruga është në këtë gjendje dhe banorët kërkojnë që taksat që paguajnë t’u kthehen në shërbim si për rrugën, si për përroin, edhe për ujin. Pra banorët kërkojnë të drejtën legjitime tek ata që kanë besuar votën. Unë si kryetar i Partisë Demokratike jam sot në mbështetje të plotë të kërkesave të tyre, por edhe nesër kur PD të jetë në pushtet”, tha Murrizi.
Kryetari i PD, Murrizi tha se ky është një standard i dyfishtë i OSHEE.
“
Kemi një gjendje skandaloze të kabinës, në mëshirë të fatit që është kthyer në rrezik për fëmijët dhe çdo banor të fshatit ndërkohë që OSHEE mburret me faturime e tejkalime. Në shumë raste i fusin në burg qytetarët për 5 mijë apo 10 mijë lekë të vjetra siç ishte rasti i Qamil Zelës. Tani shikoni këtu se si është gabina në këtë fshat me 700 familje. I bëj thirrje OSHEE që të lejë reklamën e të vijë të bëjë punët dhe me ato që paguajnë qytetarët edhe kur janë në mbifaturim, të investojnë për sigurinë e qytetarëve”, deklaroi Murrizi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor, 22:50
-
Ishulli i gjarpërinjve...!
27 Dhjetor, 22:28
-
Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!
27 Dhjetor, 22:11
-
Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset (VIDEO)
27 Dhjetor, 22:02
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor, 21:59
-
‘Kumti letrar i Ismail Kadaresë’, ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca (VIDEO)
27 Dhjetor, 21:58
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor, 21:47
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor, 21:47
-
Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë
27 Dhjetor, 21:45
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do iu surprizojë edhe me shumë
27 Dhjetor, 21:32
-
Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike
27 Dhjetor, 21:26