2.57 milion lekë gjoba e 2 bllokime, AKU në 'sitë' furra buke, byrektore dhe fast food-e në Tiranë e Shkodër (FOTO)

 2.57 milion lekë gjoba e 2 bllokime, AKU në 'sitë' furra buke, byrektore dhe fast food-e në Tiranë e Shkodër (FOTO)

7 gjoba me vlerë totale 2.57 milion lekë si dhe dy bllokime aktiviteti ka vendosur Drejtoria Rajonale e AKU në Tiranë dhe Shkodër pas kontrolleve të ushtruara në furra buke, byrektore dhe fast food-e.

Nga këto kontrolle zyrtare ka rezultuar se disa subjekte në Tiranë dhe Shkodër/Velipojë nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Furrë Buke Pastiçeri Losha” me aktivitet “prodhim dhe tregtim buke dhe produktesh pastiçerie”, Tiranë u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me liçensën përkatëse “Prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve për njerëz”. Gjatë kontrollit të kryer u evidentua se kushtet higjeno-sanitare në ambientet e përpunimit ishin të papërshtatshme (dhoma e fermentimit kishte prani ndryshku; në ambientin e përpunimit kishte prani të sendeve të tepërta; mbetjet ishin të përhapura në të gjithë ambientin dhe nuk kishte një ambient për depozitimin e tyre; nuk dispononte librezën shëndetësore si dhe ambienti kishte nevojë për meremetime). Nga shqyrtimi i dokumentacionit u konstatua se subjekti nuk dispononte planin e vetkontrollit si dhe sistemin e gjurmueshmërisë ku të identifikojë produktin që prodhon apo tregton si dhe duke mos mbajtur regjistra për pranimin e lëndës së parë.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

Gjobë 1,500,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar liçensën përkatëse,

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit (HACCP),

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, si dhe,

U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në plotësimin e mangësive.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Muhamer Taipi” me aktivitet “Byrektore” Velipojë, Shkodër, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, mungonte analiza e ujit si dhe nuk dispononte librezat shëndetësore të punonjësve. Për shkeljet e konstatuara AKU mori masën administrative “Gjobë” 150,000 lekë (për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë).

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Halil Duli” Velipojë, Shkodër, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (në ambjent të hapur dhe me prani të pluhrave), nuk dispononte analizën e ujit të pijshëm dhe nuk kryente monitorimin e temperaturave. Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën: i) Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare, ii) bllokim i menjëhershëm i aktivitetit dhe produkteve deri në plotësimin e mangësive.

Nga kontrolli i ushtruar në sub jektin “Fatos Rexhmati” me aktivitet “fast food” Velipojë, Shkodër, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe mungonin librezat shëndetësore të punonjësve. Për shkeljet e konstatuara AKU mori masën administrative“Gjobë” 120,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë.

AKU do të vijojë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin, për të garantuar zbatimin e ligjit nga operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët.
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Furrxhiu: 17/07/2019 15:24

    Po furren e bukes ne hyrje te rruges 3 deshmoret tirane kur do e kontrollojn qe i mbyti njerzit me tym kanceroz nga oxhaku kur pjek. Djeg goma!!!! Po buket si dalin?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren