Një shfaqje me dronë ndriçoi qiellin mbi portin e New York-ut të mërkurën në mbrëmje, si një homazh për të shënuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Vepra artistike, e titulluar “2,977 Drita mbi Portin e New York-ut”, përfshiu 2,977 dronë, nga një për secilën viktimë që humbi jetën në sulmet e 11 shtatorit. Dronën u ngritën mbi port përpara se të bashkoheshin duke formuar siluetën e Kullave Binjake në përmasat e tyre reale.
Sipas organizatorëve, instalacioni artistik përkujtimor publik u zhvillua në bashkëpunim me pjesëtarë të komunitetit të 11 shtatorit, përfshirë familjarë të viktimave, të mbijetuar dhe pjesëtarë të ekipeve të para të ndërhyrjes.
Projekti u prezantua përpara ceremonisë përkujtimore të së premtes dhe u zhvillua si një aktivitet publik falas, i përqendruar te reflektimi dhe uniteti.










Komente
Komento