Tre persona janë shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Verbanisë në Itali pas rrjedhjes së lëndëve kimike të ndodhur pasdite në fabrikën e kompanisë 'Galvanoplast' në Gravellona Toce. 23 persona të tjerë do t'i nënshtrohen kontrollit shëndetësor, shkruajnë mediat italiane.
Po hetohen shkaqet e aksidentit të ndodhur në kompaninë e specializuar për krominimin e materialeve plastike. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët, policia, zjarrfikësit dhe personeli i Spresal. Personat e helmuar janë të gjithë punëtorë në uzinën Gravellona Toce dhe lënda me aromën kimike duket se ka mbetur e mbyllur brenda fabrikës.