26 tablo nga qytetet shqiptare/ Agron Polovina çel ekspozitën në Fier

Ekspozita e piktorit Agron Polovina është çelur në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica” në Fier. Në këtë ekspozitë janë rreth 26 tablo, në të cilat piktori trajton peizazhe të ndryshme. Piktori ka punuar në teknikën e vajit në kanavacë. Veprat e Polovinës janë vlerësuar për dritën, ndërsa nuk kanë si të mungojnë mes tyre veçanërisht lagjet karakteristike të Beratit, “Qytetit të një mijë e një dritareve”.

 “Fieri ka një publik të veçantë, që ndjek me shumë interes lëvizjen artistike edhe mirëpresin cdo ekspozitë që hap këtu”, shprehet piktori Agron Polivina.

Agron Polovina ka një krijimtari të dendur, në të cilat shquhen grafikat, kompozimet,  edhe peizazhet, që zënë vendin kryesorë në këtë ekspozitë, që do të udhëtojë edhe në qytete e shtete të tjera të Europës.  Të pranishëm në çelje të ekspozitës ishin miq, koleg edhe zyrtarë, të cilët vlerësojnë punën e artistit. Ekspozita do të qëndrojë hapur deri në datë 30 maj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë