27 vite nga rënia e regjimit, Basha:
Të çlirohemi nga diktatura e Ramës

27 vite nga rënia e regjimit, Basha:<br />Të çlirohemi nga diktatura e Ramës<br>
Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, ka kujtuar sot ditën e rrëzimit të regjimit komunist me anë të një postimi në rrejtin social facebook. Regjimin komunist ai e quan "mizor" dhe shtypës. Pasi bën një përshkrim të ngjarjes së rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës, nuk lë pa përmendur faktin që Shqipëria ka nevojë të rrëzojë atë që ai quan "diktatura e Ramës".

Postimi i plotë i Bashës:

“27 vjet më parë, si në këtë orë, në Tiranë të shtënat e armëve në ish Bllok ishin grahmat e fundit të një regjimi mizor përballë qytetarëve të etur për liri dhe dinjitet!

Tanket që dolën në rrugë, mijëra forca policore bashkë me Sigurimin e Shtetit nuk mundën të ndalin rrëzimin e simbolit të së keqes 45 vjeçare, të monumentit të diktatorit Enver Hoxha.

Pas 27 vjetësh shumë gjëra nuk kanë shkuar si duhet dhe akoma nuk jemi në destinacionin tonë final, Bashkimin Europian. Por, jam i bindur që, së bashku, do t’ia dalim sërish të çlirohemi nga e keqja e re, që ka mbërthyer vendin.

Poshtë fasadës së propagandës së Edi Ramës fshihet diktatura e re e krimit në qeveri, diktatura e korrupsionit dhe diktatura e varfërisë!

Si dita që ndryshoi historinë për shqiptarët, 20 Shkurti 1991, është ylli ynë polar se kur shqiptarët bashkohen kundër së keqes, nuk ka forcë që t’i ndalë!” 

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024