Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar PD me rastin e 27-vjetorit të themelimit. “Uroj 27 vjetorin e partisë Demokratike. I uroj suksese edhe liderit te saj Lulëzim Basha”.
/Shqiptarja.com
Monika Kryemadhi shprehet se PD lindi si një nevojë për ndryshim dhe kjo është një ditë reflektimi për rrugën e Shqipërisë. “Kjo është ditë reflektimi për rrugën e Shqipërisë që nga ai dhjetor e deri tani. PD ka luajtur një rol të spikatur në mazhorancë dhe në opozitë.
Opozita shqiptare sot përballet me sfida të ngjashme me ato të nëntorit të ’90. Dhjetori i ‘90 është një mësim si rrezohen diktaturat” shprehet ajo në mesazhin dërguar PD-së.
dy.b/shqiptarja.com










