27-vite PD, Lulzim Basha:
Reflektim për t’u ringritur

27-vite PD, Lulzim Basha:<br />Reflektim për t’u ringritur<br /><br>
TIRANE-Në 27-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha bëri thirrje për reflektim dhe bashkim për t’u ringritur me një vizion të ri. Ai kërkoi nga të gjithë demokratët që të bashkohen për Shqipërinë. Lideri demokrat në fillim të fjalës së tij kujtoi themeluesit 27 vite më parë, ndërsa nuk la pa përmendur edhe disa nga kritikët aktualë në PD, si Imami, Selami, Mustafai dhe Ruli.

 

Uroj me zemër themeluesit dhe anëtarët e PD. Gëzuar 27-vjetorin e PD. Gëzuar lindjen e pluralizmit politik. Ne mblidhemi cdo dhjetor për të nderuar protagonistët, studentët dhe njerëzit e thjeshtë, për t’u frymëzuar, reflektuar dhe rinisur.

 

 

Lëvizja e Dhjetorit dhe PD kanë prodhuar Shqipërinë e lirë, të orientuar nga Europa dhe SHBA. Demokratët kanë të drejtë që të krenohen. Azem Hajdari është prijësi dhe kryetari i parë i PD së sapo themeluar. Gramoz Pashko, Arbnori, Arben Broci dhe Ali Spahia. Sokol Olldashi, Ferdinand Pone dhe emra të tjerë të shquar. Harresa nuk do  të bjerë kurrë mbi ta.

PD është bija e guximit, mirënjohje studentëve të dhjetorit. Respekt për Meksin, Imamin, Selamin, Cekën, Rulin, Zogajn, Besnik Mustafain. Nderimi dhe mirënjohja më e madhe do të jetë për liderin historik Sali Berisha".

Basha deklaroi se PD në 27 vite është përballur edhe me skenar që kanë synuar eliminimin e saj nga skena politike, por ka njohur edhe përplasje dhe konflikte të brendshme, por sipas tij ka ditur t’ia dalë gjithmonë. Pjesën e dytë të fjalimit, Basha ia kishte rezervuar aktualitetit politik duke akuzuar Ramën se mori mandatin e dytë me vota të vjedhura, ndërsa theksoi se shkeli marrëveshjen e ofruar nga SHBA në 17 maj për zgjidhjen e ngërçit politik.

Për liderin demokrat shpërbërja e gënjeshtrës dhe së keqes është shumë pranë, pasi ortakët e krimit në pushtet kanë ngecur në kënetë. “Ky dhjetor vjen nga krimi zgjedhor i 25 qershorit. Ky ishte një regres, kthim pas që kërkon reflektime, vendime dhe veprime të matura dhe të vendosura dhe ne po e bëjmë këtë cdo ditë. Gjatë 27 viteve PD ka përjetuar ulje dhe ngritje, ka marrë goditje dhe plagë, ka qenë në pushtet dhe opozitë.

Por është përballur edhe me skenar që kanë synuar eliminimin e saj nga skena politike, por ka njohur edhe përplasje dhe konflikte të brendshme. Por reflektimi, vizioni dhe bashkimi do të na çojë në fitore. Ky është fillimi i shpërbërjes së strukturës kriminale mbi të cilën qëndron narko-qeveria në pushtet, që solli rekorde të zeza për vendin. Promovimi i personave me rekorde kriminale në Kuvend, kanabizimi, blerja e votave me bandat dhe blerja masive e votave janë 4 rekorde të kësaj qeverie.

Këto janë faktet, shpërbërja e gënjeshtrës nuk mund të kthehet më pas. Ortakët e krimit në pushtet kanë ngecur në kënetën e tyre. Ne pranuam marrëveshjen për zgjedhjet që propozoi SHBA, thelbi ishte që të shmangej përplasje civile. Kundërshtari u ul, por bëri të kundërtën e asaj marrëveshje. PD nuk bleu vota, forca jonë sot më shumë se kurrë janë alternativa, programi dhe bashkimi” deklaroi Basha.

Në këtë përvjetor të Partisë Demokratike mungonin shumë figura të njohura nga garda e vjetër, mes tyre ish-drejtues të PD të larguar nga Basha në zgjedhjet e 25 qershorit si Topalli, Patozi, Bregu, Mustafaj, etj. Nga Partia Socialiste në festën e PD ishte deputetja Vasilika Hysi, ndërsa nga LSI nuk kishte asnjë të pranishëm. 

[gallery]25095[/gallery]

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë