27- vjeçarja shqiptare vret me armë burrin! Hetimet: Sabrina ishte modele, si policia ra në gjurmët e krimit luksoz në Florida të SHBA-së

Zbulohen detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë në familje mbrëmjen e 27 nëntorit në Florida ku humbën jetën Pajtim Krasniqi 34-vjeç nga Peja e Kosovës dhe gruaja e tij Sabrina Krasniqi, 27- vjeç.

E reja e cila mësohet se ishte modele dyshohet se para se të vriste veten brenda apartamentit luksoz në Florida ka qëlluar 5 herë bashkëshortin e saj Pajtim Krasniqi, 34 vjeç.

Gruaja e që ai e donte shumë dhe me të cilën zgjodhi të kalonte jetën ia mori atë me 5 plumba. Shkatërroi familjen, thotë Albana Krasniqi Munrett në një postim në facebook.

Dyshja ishin shtetas shqiptarë të Kosovës që jetonin në Amerikë.

Policia ka gjetur vrima plumbash në një derë xhami, ndërsa në dhomë televizori ka qenë i ndezur. Brenda në dhomë kanë qenë dhe një arush pelushi, një kuti me trëndafila me një zemër

Policia ra në gjurmët e vrasjes nga programi ShotSpotter, një program për zbulimin e armëve. Në fillim janë dëgjuar 5 të shtëna dhe më pas e gjashta, shkruan nypost.com

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen